LAJMI I FUNDIT:

Sinjale për zgjedhje në pranverë

Sinjale për zgjedhje në pranverë

Kadri Veseli ka përsëritur qëndrimin e tij se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme, nëse subjektet politike arrijnë marrëveshje për një gjë të tillë. Kjo deklaratë vlerësohet si sinjal i qartë për zgjedhje të reja, të cilat sipas opozitës dhe analistëve mund të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.

Aktualisht vetëm në Lidhjen Demokratike e Kosovës(LDK) hezitojnë të flasin për zgjedhje të reja, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Por, edhe në të kaluarën vendi ka shkuar në zgjedhje në momentin që partneri i madh i koalicionit ka shprehur vullnetin për një gjë të tillë.


Kështu sipas subjekteve opozitare dhe analistëve zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mund të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë për “Zërin” se koalicioni nuk është duke kërkuar zgjedhje.

Sipas tij, Kadri Veseli vetëm nuk po e mohon mundësinë e zgjedhjeve nëse ka konsensus. /Zëri/