Ndërkohë që jemi duke na zënë gjumi, ndodh që një dridhje e të gjithë trupit të na shkundë dhe të na bëjë sërish të ndërgjegjshëm për pak sekonda. Sado e çuditshme të duket, ka një shpjegim
Kjo është një spazmë e pavullnetshme muskujsh që ndodh kur një person është duke e zënë gjumi dhe quhet dridhje hipnagogjike.
Kjo dukuri ka marrë këtë emërtim duke iu referuar gjendjes hipnogogjige, periudha kalimtare midis gjendjes së zgjuar dhe gjumit. Dridhjet hipnagogjike njihen gjithashtu gjerësisht si dridhje hipnike ose fillimet e gjumit.
Spazmat e muskujve mund të ndodhin spontanisht ose mund të nxiten nga tinguj, drita ose stimuj të tjerë të jashtëm.
Disa njerëz kanë dridhje hipnagogjike të shoqëruara me halucinacione, ëndrra, ndjesinë e rrëzimit ose drita të forta apo zhurma të larta që iu vijnë nga brenda kokës.
Fillimet e gjumit janë të zakonshme, sipas disa studimeve 60 deri në 70 për qind e njerëzve mund t’i përjetojnë.
Shumë njerëz mund të kenë dridhje hipnike natën pa e kuptuar, duke qenë që këto dridhje shpesh nuk mbahen mend, sidomos nëse nuk shkaktojnë zgjimin e njeriut.
Disa shkencëtarë besojnë që disa faktorë si stresi, ankthi, lodhja, kafeina dhe mungesa e gjumit, mund të rrisin shpeshtinë apo forcën e dridhjeve, por një studim qwwpërfundimtar mungon, për këtë çështje.
Gjithashtu kërkuesit nuk janë të sigurt për shkaqet e dridhjeve, por ekzistojnë disa teori.
Një hipotezë thotë që dridhjet hipnagjenike janë një pjesë natyrale e kalimit të trupit nga gjendja zgjuar në gjumë dhe ndodhin kur nervat “dështojnë” gjatë procesit.
Një ide tjetër jep shpjegimin që spazmat janë një refleks shumë i vjetër ndaj lëshimit të muskujve në kohën kur fillon gjumi – truri keqinterpreton relaksimin si shenjë që primati po bie nga pema dhe detyron muskujt të reagojnë menjëherë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë