LAJMI I FUNDIT:

Obama, tetë vite në pushtet në tetë shifra

Obama, tetë vite në pushtet në tetë shifra
US President Barack Obama gives the thumbs up as he walks out of the White House in Washington on October 7, 2012 before departing for a campaign swing in California. AFP PHOTO/Nicholas KAMM (Photo credit should read NICHOLAS KAMM/AFP/GettyImages)

Një rikthim i shkurtër në shifra për tetë vitet e presidencës

Barack Obama, i cili do të njihet me emrin e pasardhësit prej 8 nëntorit, do ta lë Shtëpinë e Bardhë më 20 janar 2017.

1 – Presidenti i parë me ngjyrë në historinë e SHBA-së.


2 – Dy vajzat e Barac dhe Michelle Obama, Malia (18 vjeçe) dhe Sasha (15 vjeçe), për të cilat presidenti amerikan flet shumë si në publik dhe privatisht.

“Vajzat e mia janë fantastike, inteligjente, komike. Mosha e artë është ndërmjet gjashtë dhe 12 vjeç. Ato dëshirojnë të jenë vetëm me ju. Ato ju duan gjithmonë, por ato nuk kanë shumë kohë për ju…”

5 – Përqindja e papunësisë në SHBA në muajin shtator 2016 në përqindje, rreth dy herë më pak se në tetor 2009 , në kulmin e krizës ekonomike që Barack Obama trashëgoi kur erdhi në pushtet.

20 – Numri i fëmijëve të vrarë më 14 dhjetor 2012 në Njuton, në Konektikat, pas sulmit në një shkollë fillore. “Dita më e keqe e presidencës time”, do të thoshte Barack Obama, i cili nuk arriti të ndryshonte linjat drejt një inkuadrimi më strikt të armëve të zjarrit.

44 (43 në fakt) – Pas fitores së zgjedhjeve presidenciale më 4 nëntor 2008, Barack Obama bëhet i 44-ti i presidentëve duke filluar me George Washington. Në fakt ai është vetëm i 43-ti. Grover Cleveland, i cili ishte president gjatë dy mandateve jo radhazi në fund të shekullit XIX, është numëruar dy herë.

60 – Numri i të burgosurve që vazhdojnë të jenë të ndaluar në burgun ushtarak të Guantanamos, hapur në ishullin e Kubës pas atentateve të 11 shtatorit. Që prej ardhjes në pushtet, Barack Obama kishte premtuar mbylljen e këtij kampi simbol i orientimeve amerikane në luftën kundër terrorizmit. Ai ka dështuar.

8.400 – Numri i ushtarëve amerikanë që do të qendrojnë në Afganistan pas largimit të presidentit amerikan, Barack Obama. Duke ditur mungesën e kapacitetit të forcave të sigurisë, ai ka qenë kundër për të hequr dorë nga premtimet fillestare, tërheqja e plotë e trupave amerikane në fund të vitit 2016.

787 miliardë – Shuma e planit gjigant për rimëkëmbjen e ekonomisë, miratuar me vështirësi nga Kongresi një muaj pas ardhjes së tij në pushtet, për të penguar spiralen negative në të cilën kishte hyrë ekonomia e parë botërore.