LAJMI I FUNDIT:

Ivanov: Qeveria e re do të vendosë për votën për Kosovën në UNESCO

Ivanov: Qeveria e re do të vendosë për votën për Kosovën në UNESCO

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka deklaruar se votën për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO do ta vendosë qeveria e re e Maqedonisë, që do të del pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas mediave serbe, Ivanov ka thënë se i mbetet qeverisë së re të shikojë interesin kombëtar. Ai ka shtuar se pas 11 dhjetorit, vendi do të ketë qeveri dhe kuvend të ri që do të kenë aftësinë për të rishikuar të gjitha vendimet që janë marrë më përpara.

Përndryshe, në nëntor të vitit të kaluar Maqedonia votoi për pranimin e Kosovës në UNESCO./Telegrafi/


Nikoliq kërkon nga Ivanov që të pengojë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO
Lexo po ashtu Nikoliq kërkon nga Ivanov që të pengojë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO