LAJMI I FUNDIT:

Neziri tregon arsyen se pse u takua me Mançevskin

Neziri tregon arsyen se pse u takua me Mançevskin

Më herët, Telegrafi Maqedoni ju informoi për takimin e dy shefave të shtabeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Bekim Neziri dhe Damjan Mançevski.

Pas takimit, Bekim Neziri ka dhënë deklaratë rreth këtij takimi.

“U takuam me Mançevskin për të biseduar për zgjedhjet. Ideja është që të kemi zgjedhje korrekte dhe demokratike më 11 dhjetor, mu për këtë konsideroj se ne krerët e shtabeve zgjedhore duhet të jemi çdo ditë në komunikim, për të parandaluar çdo gjë që mund të shkaktojë probleme eventuale në zgjedhjet” tha shefi i shtabit zgjedhor të BDI-së, Bekim Neziri./Telegrafi/