Reagimet e ashpra të disa prej ish-figurave të dalluara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pas shpalljes se aktgjykimit për grupin Drenica 2, të cilët ndër të tjerash verdiktin e gjykatës e vlerësuan si persekutim ndaj të dënuarve, nuk i kanë bërë përshtypje ambasadës amerikane, që ka kërkuar të respektohet vendimi i gjykatave në çdo rrethanë.
“Qytetarët kosovarë, përfshirë edhe politikanët, kanë të drejtë ta shprehin mendimin e tyre për çdo çështje. Megjithatë, Kushtetuta e Kosovës, proceset ligjore dhe institucionet duhet të respektohen. Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se asnjë person nuk është mbi ligjin. Shtetet e Bashkuara e respektojnë vendimin e sotshëm të gjykatës”, ka thënë për Insajderin zëdhënësja e ambasadës, Michelle Schohn.
Ambasada ka kërkuar që të respektohen vendimet gjyqësore “madje edhe – veçanërisht – kur ato vendime mund të jenë në kundërshtim me opinionin e përgjithshëm.”
Gjykata e Apelit ka vërtetuar të hënën aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë të datës 27 maj të vitit të kaluar duke mbajtur në burg të gjithë të dënuarit në rastin e njohur si “Drenica 2”.
Sylejman Selimit ia kanë ulur një vit burg në 7 nga 8 sa është dënuar, ndërsa Isni Thaqit nga 7 vite sa është dënuar nga Gjykata Themelore i është zbritur dënimi në 6 vite e 6 muaj. Ndërsa, Zeqir e Jahir Demakut nga 7 vjet në 6 vjet.
Vendimi i Gjykatës së Apelit nxiti reagimin e ashpër të disa prej deputetëve të cilët kanë qenë pjesë e UCK-së.
Deputeti i AAK-së, që ka qenë një nga udhëheqësit e luftës në rajonin e Dukagjinit, Daut Haradinaj, ka thënë se “dënimi i udhëheqësve të Drenicës nuk është gjë tjetër veç vazhdim i persekutimit të figurave rezistente të luftës dhe pas luftës.”
“Por ju djem sot jeni më të mëdhenj për mua sesa gjithë ata që ju persekutuan. E di se si ndjeheni sonte por besoj qe kjo histori do përfundojë shpejtë”.
Fjalën persekutim për të përshkruar vendimin e gjykatës e ka përdorur edhe deputeti Fatmir Limaj, i njohur gjatë luftës si “Çeliku.”
“Dje u dënuan zërat e parë të UÇK-së, ata që vullnetarisht ja ofruan jetën e tyre lirisë së Kosovës. Unë dhe familja ime e dimë shumë mirë çka është persekutimi në liri, në lirinë të cilën ende se kemi shiju”, ka shkruar Limaj.
Ndërsa deputeti nga partia më e madhe opozitare, Rexhep Selimi, që është i afërm i Sylejman Selimit, ka thënë se Sylejman Selimi është më i madh se çdo lloj dënimi, duke shtuar se rrugëtimi i të dyve ka qenë përmes pritave e sfidave.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDarka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Analistët: Raportet Kosovë-Shqipëri, ashtu si i do armiku?!
Pacolli: Runa Zot nga ministrat hajna, gënjeshtarë dhe kontravers!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë