LAJMI I FUNDIT:

Obama viziton Greqinë, Gjermaninë dhe Perunë në turin e fundit presidencial

Obama viziton Greqinë, Gjermaninë dhe Perunë në turin e fundit presidencial

Presidenti amerikan, Barack Obama, do të zhvillojë muajin nëntor turin e tij të fundit ndërkombëtar presidencial, duke vizituar Greqinë, Gjermaninë dhe Perunë, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Turi do të zhvillohet nga data 14 deri në 21 nëntor dhe vjen vetëm pak ditë pas zgjedhjeve presidenciale amerikane, ku do të zgjidhet pasuesi i Obamas. Ky tur do t’i mundësojë presidentit të ri që të përfitojë nga trashëgimia e Obamas në politikën e jashtme.

Në Greqi, Obama synon të takohet me liderët dhe të shprehë mbështetje për reformat ekonomike të vendit si dhe për përforcimin e demokracisë.


Në Gjermani, pritet të zhvillojë bisedime me kancelaren, Angela Merkel, për Ukrainën, Sirinë, luftën kundër ISIS-it dhe për çështjet ekonomike transatlantike.

Në Peru, Obama do të marrë pjesë në Mbledhjen e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Lima, duke i dhënë atij mundësinë që të theksojë fokusin e administratës së tij mbi Azinë, duke përfshirë edhe marrëveshjen tregtare mes 12 kombe të Paqësorit, transmeton KosovaPress.

Në trend Botë

Më shumë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori