LAJMI I FUNDIT:

Hyseni: Dikush më tha në telefon, ‘më fal se kam dashtë me të vra’

Hyseni: Dikush më tha në telefon, ‘më fal se kam dashtë me të vra’

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni duke folur për vrasjet politike në Kosovë, tha se nuk është i sigurt nëse dikush ka dashur ta vrasë, megjithatë ka thënë se njëherë ka pranuar një telefonatë.

Ai tha se dikush t’i ketë kërkuar falje përmes telefonit, duke i thënë se ka dashur ta vrasë.


“Është diskurs ku secilit që i teket merret me vrasjet politike dhe duhet të zgjidhen këto çështje në mënyrë që të shmanget ky diskurs. Më ka marrë në tel njëherë dikush dhe më ka thënë më fal se kam dashtë me të vra”, tha Hyseni.

Ai tha se kishte qenë bashkë me ish presidentin Ibrahim Rugova në veturë në momentin kur është tentuar për atentat ndaj tij.

Hyseni tha rastet e vrasjeve politike dhe tentim vrasjet, duhet të zbardhen sa më parë, meqë sipas tij sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk ka kryer punën si duhet, duke mos përjashtuar edhe UNMIK-un.

“Me gjithë respektin që e ka bërë UNMIK-u zgjidhjet e përkohshme asnjë herë nuk janë zgjidhje”, tha Hyseni. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Kalo në kategori