LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e Kosovës kërkojnë dënimin e Shakohoxhës

Tifozët e Kosovës kërkojnë dënimin e Shakohoxhës

Disa deklarata të gazetarit dhe komentatorit sportiv Dritan Shakohoxha në emisionin “Opinion” rreth Kosovës, flamurit dhe tifozëve të saj nuk janë pritur mirë në anën tjetër të kufirit.

Tifozët e Kosovës të grupit “Dardanët” kanë shkuar edhe më tej duke dalë me një deklaratë ku kërkohet ndëshkimi i Shakos nga punëdhënësit e tij të Digitalb. Shakohoxha tha në emision se ky grupim ndryshoi logon e tij pas njohjes së Kosovës nga FIFA dhe UEFA. “Në fillim logoja e tyre ishte kuqezi, tani është verdheblu. Kjo është qesharake”, tha Shakohoxha duke nxitur reagimin e tyre.

“…ne jemi thellësisht të indinjuar me paraqitjen publike të të punësuarit tuaj Dritan Shakohoxha. Ai në emisonin Opinion të televizionit nacional Klan shfryu një grumbull fyerjesh, ofendimesh, insinuatash e gënjeshtrash në drejtim të grupit të tifozëve Dardanët, fytyrave më eminente të futbollit kosovarë (përfshi këtu edhe legjendën e futbollit kosovarë dhe aktualisht kryetarin e FFK-së, Fadil Vokrri), qytetarëve, simboleve dhe vet shtetit të Kosovës.


Paraqitja e tij destruktive, agresive dhe shumë joparimore ka lënduar ndjenjat e mijëra tifozëve dhe qytetarëve të Kosovës, shikues dhe abonues të platformës televizive që ju udhëhiqni. Ai, pa fije skrupulli përqeshi simbolet e tifozëve dhe shtetit të Kosovës. Për më tepër, ai me një qëndrim prej rrugaçi dhe me argumente prej injoranti vuri në pikëpyetje nevojën për ekzistencën e kombëtares së Kosovës tashmë anëtare me të drejta të plota në FIFA dhe UEFA. Të njëjtat qëndrime me Dritan Shakohoxhën i kemi dëgjuar vetëm nga Federata e Futbollit të Serbisë dhe nga kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës.

Shprehja publike e qëndrimeve të tilla, nga një punonjës i kompanisë suaj prestigjioze dhe mbështetës medial i përfaqësueses së Kosovës, në kohën kur po pritet shqyrtimi i padisë së Serbisë në Gjykatën e Arbitrazhit të Sportit, në rastin më të mire është budallallëk e në më të keqin janë deklarata qëllimkëqija dhe potencialisht të rrezikshme e të dëmshme”, thuhet ndër të tjera për gazetarin Dritan Shakohoxha në deklaratën e “Dardanëve” .

“Dardanët” thonë se kanë qenë dhe do te jenë gjithmonë përkrahës edhe të kombëtares së Shqipërisë. Sipas tyre deklaratat e gazetarit shqiptar janë përçarëse dhe dashakeqe, e sidomos kur vijnë nga një komentator futbolli. Në fund ata kërkojnë që Shakohoxha të ndëshkohet dhe ai vetë të kërkojë falje publikisht për deklaratat e bëra.

Në trend Sport

Më shumë
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin

“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin

Serie A
Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Ndërkombëtare
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Barcelona synon transferimin e yllit 21-vjeçar të Ajaxit

Barcelona synon transferimin e yllit 21-vjeçar të Ajaxit

La Liga
Kalo në kategori