LAJMI I FUNDIT:

Në Kërçovë u organizua debat për arsimin e të rriturve

Në Kërçovë u organizua debat për arsimin e të rriturve

Në komunën e Kërçovës është organizuar një debat me temë ”Mundësitë për arsimim të të rriturve – Mësimi i përjetshëm në shoqëri”, ku i pranishëm ishte edhe ministri i arsimit, Pishtar Lutfiu, njofton Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i këtij aktiviteti të 13-të me radhë, është promovimi i njohirive në mësimin e përjetshëm në Maqedoni, nxitja e ideve kreative, si edhe qasje për arsim të të rriturve.

Këtë vit, aktiviteti organizohet në katër komuna, edhe atë në Tetovë, Kërçovë, pastaj në Ohër dhe Strumicë.


Gjatë diskutimit, minitri Lutfiu u shpreh se përmes Qendrës për mësim gjatë gjithë jetës, Maqedonia 13 vitet e fundit mban hap me trendet evropiane në promovimin e të mësuarit të përjetshëm./Telegrafi/