LAJMI I FUNDIT:

Sondazh: 62 për qind e serbëve për ndërprerjen e bisedimeve me Kosovën, 41 për qind për anëtarësim në BE

Sondazh: 62 për qind e serbëve për ndërprerjen e bisedimeve me Kosovën, 41 për qind për anëtarësim në BE

Sipas një ankete të kryer nga agjencia hulumtuese me seli në Beograd, “Faktor plus”, 62 për qind e qytetarëve serbë janë përgjigjur se pas miratimit të ligjit për Trepçën në Kuvendin e Kosovës, Serbia duhet të ndërpres bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve më Kosovën në Bruksel, ndërkaq 31 për qind mendojnë se bisedimet nuk kanë alternativë.

Tridhjetë e dy për qind e atyre që mbështesin ndërprerjen e bisedimeve konsiderojnë se ato duhet lënë derisa të ofrohen zgjidhjet që janë në përputhje edhe me interesat serbe, ndërsa 30 për qind mendojnë se nuk është dashur të zhvillohen fare, sepse “Bashkimi Evropian është në anën e shqiptarëve”! Shtatë për qind e të anketuarve nuk kanë qëndrim për çështjen në fjalë.

Anketa është kryer përmes telefonit nga 6 deri me 11 tetor, me një mostër prej 1000 qytetarëve të moshës së rritur.


Në pyetjen e ngjashme se a do të ndërpriten bisedimet në Bruksel pas kontestimeve rreth Trepçës, 52 për qind kanë dhënë përgjigje negative, duke thënë se bisedimet do të përqendrohen në çështje më pak kontestuese, kurse ato që janë më kontestuese të shtyhen përkohësisht.

Nëntë për qind e të anketuarve janë shprehur të sigurt se bisedimet do të ndërpriten. 10 për qind prej tyre kanë thënë se kjo është “shumë e mundur”; 18 për qind nuk e përjashtojnë ndërprerjen bisedimeve, por konsiderojnë se kjo është pak e mundur; 11 për qind nuk kanë qëndrim.

Duke prezantuar rezultatet me qëndrimet e qytetarëve serbë përkitazi me integrimet evropiane, analisti politik, Dejan Vuk Stankoviq, konstatoi se pas krizë së migrantëve dhe marrëdhënieve të trazuara, BE-ja po bëhet një referencë gjithnjë e më pak relevante politike, e si rrjedhojë vetëm 41 për qind e qytetarëve serbë mbështesin anëtarësimin në BE.

Kundër anëtarësimit në BE janë 30 për qind të të anketuarve, ndërsa 29 për qind nuk kanë qëndrim për këtë. Vetëm 14 për qind të të anketuarve besojnë se Serbia do të bëhet anëtare e BE-së në “afatin e arsyeshëm”, prej pesë deri në shtatë vite nëse vazhdon të zbatojë reformat dhe BE-ja rihapë procesin e zgjerimit.

Dyzetë për qind e të anketuarve besojnë se kjo është fare pak e mundur, për shkak të problemeve brenda BE-së dhe çmimit të madh nacional (Kosova dhe Republika Serbe), si rrjedhojë 19 për qind konsiderojnë se procesi i zgjerimit nuk do të rihapet sepse “BE-ja po shpërbëhet”.

Ndërkaq, 21 për qind e të anketuarve besojnë se Serbia do të hyjë në BE me kusht që do të anëtarësohet apo t’i afrohet qenësisht NATO-s dhe të adoptojë politikën evropianë për të gjitha çështjet, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor dhe Rusinë. /Lajmi.net/

Në trend Lajme

Më shumë
Analiza e

Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride

Siguri
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Lajme
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Politikë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Kalo në kategori