Në ditët e sotme muzika ka evoluar tërësisht, dhe komercialiteti është ajo që i servohet publikut më së tepërmi nga këngëtarët, megjithatë prapë se prapë nuk mund të harrojmë që ekzistojnë ende artistë që e ruajnë me fanatizëm muzikën e mirëfilltë, dhe përmes këngëve të tyre përçonë mesazhe të fuqishme te publiku.
“Me dorën shtrirë” është balada mbresëlënëse që solli këngëtarja Albërie Hadërgjonaj vitin e kaluar në festivalin ‘Kënga Magjike’.
Kënga në vetvete është një protestë e fuqishme, dedikuar shkeljes dhe mjerimit që përjetojnë fëmijët e varfër, të cilët në mungesë të fatit, rruga e vetme për ta mbetet “dora e shtrirë…”
Këngëtarja e interpretoi këtë këngë në mënyrën më të mirë të mundshme në natën finale të festivalit, duke rrëmbyer edhe Çmimin e Kritikës. Ndonëse nuk u vlerësua me vendin e parë, është publiku ai që i dha mbështetjen maksimale.
Klikimet në YouTube, të cilat sot janë kthyer në një “valutë” të re matëse për suksesin e artistëve, jo gjithmonë janë reale. Shumë nga artistët komercialë numërojnë sot me miliona klikime në këngët e tyre, të cilat në fund rezultojnë të blera apo false.
Vetë producenti i festivalit Ardit Gjebrea vite më parë kishte bërë një denoncim për ata artistë të pa vërtetë, ku kishte prezantuar në emisionin e tij mënyrën se si ata blejnë klikimet, dhe u betua para publikut se asnjë këngë e ‘Këngës Magjike’, të publikuar në kanalin e tij nuk do të shfaqte klikime të tilla, të pa vërteta.
Duke besuar në sinqeritetin e plotë të producentit dhe kanalit “Supersonic” që ka publikuar baladën “Me dorën shtrirë” në Youtube, raportojmë se për brenda një viti kjo këngë ka marrë një milion klikime.
Ndoshta nuk janë 10 milion apo 100, siç rëndom janë statistikat e artistëve komercialë, por janë të vërteta për të treguar se publiku nuk gabon. Ka ende sot njerëz të cilët e dëgjojnë muzikën e mirëfilltë, duke marrë me vete emocionin dhe mesazhin e fuqishëm që ato transmetojnë, njëlloj si kënga në fjalë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Këngëtarja Dawn Richard akuzon P Diddy: Ai më abuzoi për vite me radhë dhe më kërcënoi se do të më vriste
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë