LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Dellçevës përpunon plan veprues ekologjik

Komuna e Dellçevës përpunon plan veprues ekologjik

Komuna e Delçevës filloi me përpunimin e planit veprues ekologjik, që e përpunon në bashkëpunim me Qendrën Rajonale për mbrojtje, ndërsa i gjithë procesi financohet nga Qeveria, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Toni Stoimenovskit, këshilltar në Komunën e Delçevës, projekti parasheh edhe hulumtimin e mjedisit jetësor.
LEAP ështe detyrim ligjor i të gjitha komunave dhe punohet me metodën e dhënë nga Ministria e Mjedisit jetësor, ndërsa në proces janë të kyçura edhe subjektet e interesuara lokale, institutet lokale, organizatat jo qeveritare dhe komuna që duhet ta sjellë. Ky projekt është pikënisje për zbatimin e projekteve për zgjidhjen e problemeve nga drejtimin e mjedisit jetësor” theksoi Stoimenovski.

Ai shtoi se qëllimi është që të bëhet analizë lokale deri sa ku është mjedisi jetësor në të gjitha aspektet, ujësjellësi, kanalizimi, mbrojtja nga vërshimet.


”Plani duhet të parashikojë edhe zgjidhjen problemeve infrastrukturore në 4 vitet e ardhshme, kualitet të ajrit, ujin, problemin me biodiversitetin. Në nivel lokal duhet të punojmë edhe në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për mjedisin jetësorë, për shkak se secila familje mund të pakten minimalisht të ndikojë në mjedisin jetësorë” tha Stoimenovski.

Ky dokument duhet të përpunohet deri në fund të nëntorit, pas së cilit do të gjendet përkrahja e këshillit komunal./Telegrafi/