LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna me armë në Durrës, dy persona të plagosur

Të shtëna me armë në Durrës, dy persona të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Durrës mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.5, ndërsa nuk dihet shkaqet e incidentit.

Njëri prej të plagosurve është A. Skonja 29 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur nga disa plumba.

Ai është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa i plagosuri i dytë është qëlluar në këmbë.


Në vendngjarje ndodhet policia, e cila ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e sakta të plagosjes.