LAJMI I FUNDIT:

Bashkëpunim në arsim në mes të Maqedonisë dhe Kosovës

Bashkëpunim në arsim në mes të Maqedonisë dhe Kosovës

Ministrat e arsimit dhe shkencës të Maqedonis dhe Kosovës, respektivisht Pishtar Lutfiu dhe Arsim Bajrami, janë takuar në Ministrinë e arsimit dhe shkencës të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bashkëbiseduesit kanë disuktuar për bashkëpunim në fushën e arsimit dhe kanë vendosur që nga java e ardhshme të hapin grant për bashkëpunim.

Për këtë grant do të mund të aplikojnë institucionet e arsimit të lartë, si edhe OJQ-të të cilat merren me arsimin e lartë, përmes organizimit të konferencave, etj.


Ministri Bajrami i ka dhënë mbështetje hapjes së universitetit të ri ”Nëna Terezë”, që sipas ministrit Lutfiu, do të fillojë të punojë në mes të tetorit./Telegrafi/