LAJMI I FUNDIT:

Policia spanjolle arreston pesë persona, formonin “Shtetin Islamik” në Evropë

Policia spanjolle arreston pesë persona, formonin “Shtetin Islamik” në Evropë

Policia ka arrestuar pesë persona, të dyshuar se po merreshin me formimin e celulës së “Shtetit Islamik” dhe promovimin e militantizmit islamik në Spanjë, Belgjikë dhe Gjermani, ka bërë të ditur sot ministria e brendshme e Spanjës.

Tre persona janë arrestuar në Spanjë, një në Bruksel dhe një tjetër në qytetin gjerman Vupertal, transmeton Telegrafi.

Ky grup kishte shfrytëzuar rrjetin social “Facebook” për promovimin e Shtetit Islamik dhe shpërndarjen e porosive të këtij grupi terrorist që vepron në Siri dhe Irak.


Ata akuzohen se kanë përgatitur sulme, promovuar militantizmin e ISIS-it si dhe kanë rekrutuar luftërarë. /Telegrafi/