Enis Abdullahu është ndër fotografët më të angazhuar, i cili me punën e tij dinamike, atraktive dhe intensive, tashmë disa vjet e entuziazmon skenën e modës të vendit tonë.
Ky artisti i talentuar me fotografitë e tij dëshiron të nxjerrë në pah bukurinë dhe kreativitetin e mendjes, ëndrrat dhe nostalgjinë.
Fotografitë e tij flasin vetvetiu, ndërkaq vëzhguesit i është lënë që t’i përjetojë në mënyrën e vet duke ia provokuar fantazinë dhe duke e nxitur që të mendojë.
Entuziazmi i madh, spiritualiteti dhe talenti i Enis Abdullahut janë vetëm disa nga karakteret e këtij krijuesi të ri. Ne, në një pasdite, e ndamë nga aktivitetet për t’ia bërë disa pyetje për Telegrafin.
Enis, si e kujtoni kohën kur ju filluat të merreni me fotografi, pra, si nisi kjo “aventurë”?
Që nga fëmijëria ime, disi më ka pëlqyer fotografia; çdo ditë vëzhgoja shkrepjet e një fotografi të qytetit tim, i cili kapte momente dhe fytyra të njerëzve, ndërsa më vonë i ekspozonte në dritaret e studios së tij…sa ia kisha zili. Në shtëpi, unë isha ai që vrapoja pas aparatit dhe nuk kisha dëshirë të jem në anën tjetër të objektivit. Më vonë, gjatë kohës kur vëllai ishte për studime në Tiranë, më bëri një dhuratë aparatin tim të parë profesional. Nga ai moment, fillova aventurën time me fotografinë.
Kush t’i ka vlerësuar fotografitë e bëra në fillimin e karrierës suaj si fotograf?
Siç e thash, vlerësuesi im i parë ishte vëllai, pastaj shokët dhe rrethi me komentet e tyre pozitive që më shtynë tutje. Por, nuk mund ta harroj pa e cekur personin kryesor që më mbështeti – babanë me shpirtin e tij artistik.
Si e keni definuar ju artin e fotografisë?
Arti, sipas mendimit tim, është aftësi e transmetimit të porosive personale publikut të gjerë, ose, së paku, pjesërisht. Të gjithë ne jemi të ndryshëm dhe gjithsesi tregimin tonë e transmetojmë në mënyra të ndryshme. Është me rëndësi që ai tek njerëzit të zgjojë emocione dhe t’i nxisë të mendojnë. Ajo që është më e bukura te arti është që e vetmja gjë që mbetet pas teje është që ke bërë punën dhe angazhimin tënd, veprën tënde artistike, çfarëdo qoftë ajo. Kur e di që pas vetes i ke lënë diçka botës të plotëson, ke lënë gjurmë diku dhe dikur.
Në çka mbështetesh kur fotografon?
Për shumicën edhe një fije kashte u është shpëtim i syve vetjakë. E vështroj këtë si proces, marr parasysh të gjithë parametra të cilët i kam, përcaktoj se çfarë dëshiroj të arrij dhe pastaj ia filloj. Është shumë me rëndësi që kur fotografoni dikë e kuptoni ku është kufiri deri ku mund të shkoni. Mbështetem në analizë, dritë, komunikim dhe post-produksion, d.m.th. në atë proces timin, të cilin ia kam imponuar vetes si diçka në çka mbështetem. Shpesh kjo është edhe improvizim.
Cila është gjëja më e bukur e të qenit fotograf?
Kjo përgjigje kap një spektër të gjerë, por unë do ta përmendi vetëm një që më mbanë të lidhur për fotografinë – kapja e momentit dhe mbajtja e tij përgjithmonë.
Frymëzimet sigurisht që janë të shumëllojshme. Veçoni ndonjërën prej tyre që ka lënë edhe më shumë gjurmë në dorën tuaj?
Arritja e përcjelljes së mesazhit, shkrepja e së bukurës dhe lidhjet që i krijoj nëpërmjet fotografisë me subjektet e ndryshme.
Ajo që bie në sy në punët tuaja është një paraqitje “e fortë dhe delikate” e bukurisë femërore. Çfarë të ngacmon te ky sensualitet femëror?
Në fokus kam paraqitjen e bukurisë femërore dhe atë mundohem ta kombinoj, jo vetëm me bukurinë fizike, por edhe sensualitetine tyre, që rezulton me një rrezatim dydimensional në fotografitë e mija.
Shumë femra të bukura dhe me nam, tashmë kanë kaluar para aparatit tënd. Thjeshtësia mund të sjellë një fotografi më të bukur?
Thjeshtësia dhe spontaniteti sjellin fotografi të bukura. Gjatë fotografimit, unë dëshiroj të kapi momentin dhe të bukurën. Kjo që rezultoi me famë për vajzat në anën tjetër të objektivit, ishte vetëm një kënaqësi shtesë për mua.
Cilat janë modelet apo vendet më të njohura që i keni fotografuar?
Modele që kam fotografuar ka shumë, mirëpo unë do t’i përmendi vetëm ato që ishin pjesë e projekteve të fundit: Kaltrina Neziri, Morena Taraku dhe Ana Kabashi. Ndërsa, kam fotografuar bukuritë e të gjitha trojet tona shqiptare, pastaj në Mal të Zi, Hungari, Turqi, Kroaci, Greqi; porse kam plane të vizitoj vende ekzotike për ta pasuruar edhe me shumë krijimtarinë time.
Çfarë mund t’i ofrojmë ne botës…A mendoni se se ne kemi ende bukuri për “të ofruar”…?
Gjithsesi! Secili individ është i veçantë dhe na takon neve si fotografë ta sjellim në pah atë bukuri. Gjithashtu çdo gjë që na rrethon, natyra – është gjithnjë në lëvizje, në transformim e sipër, dhe gjithnjë ekziston dikush apo diçka e bukur që ia vlen ta fotografosh.
Sa shpërblehet puna artistike dhe sa çmohet krijimtaria artistike, sa është interesimi për artin e bukur?
Puna dhe krijimtaria artistike nuk vlerësohen shumë, por ka shenja që gjërat po ecin në drejtimin e duhur, ku arti po pëlqehet dhe interesimi për të çdo ditë është më i madh nga ana e brezit te ri.
Përpos kënaqësisë që ju ofron realizimi i fotografive, cilat janë vështirësitë e mundshme të cilat ju përcjellin në këtë profesion?
Figurativisht do ta them me “zë” – Lëvizja e lirë është pengesa kryesore. Pamundësia e pjesëmarrjes nëpër ngjarje të ndryshme të fotografisë nëpër Evropë e kudo tjetër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Këngëtarja Dawn Richard akuzon P Diddy: Ai më abuzoi për vite me radhë dhe më kërcënoi se do të më vriste
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë