LAJMI I FUNDIT:

Drita kërkon këndelljen në Pejë

Drita kërkon këndelljen në Pejë

Drita e Gjilanit ka pësuar katër humbje radhazi në kampionat, derisa ka vetëm tri pikë nga ndeshja e parë.

Ndeshjen e radhës gjilanasit do ta zhvillojnë në Pejë, përballë Besës së Pejës në një terren aspak të lehtë.

Por mesfushori anësorë i Dritës, Alban Rexhepi beson se nga ky takim Drita do të fillojë këndelljen.


Gjilanasit gjatë kësaj jave kanë angazhuar edhe trajnerin boshnjak Almir Alagic.

“Tani çdo gjë është duke shkuar mirë në skuadër. Atmosfera është e mirë dhe jemi duke punuar shumë me trajnerin e ri i cili ka sjellë disiplinë në ekip”, thotë Rexhepi për Telegrafin.

Talenti gjilanas beson në këndelljen e skuadrës ndaj Besës në Pejë.

“E dimë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe jemi në kërkim të pikëve. Nuk do të jetë fare lehtë mirëpo ne kërkojmë të dalim të pamposhtur nga kjo përballje”, tha Rexhepi për Telegrafin.

Ndeshja mes Besës dhe Dritës do të zhvillohet ditën e diel me fillim nga ora 15:00 në stadiumin e qytetit ‘Shahinhaxhi Islami’ në Pejë. /Telegrafi/