Kryeprokurorja speciale nga Rumunia ka një porosi për Katica Janevën
E vendosur në kualitetet e saj dhe në misionin e saj që t’i vendos prapa grilave të gjithë ata që kanë keqpërdorur pozicionin e tyre, Laura Kodreti Kovesi- Kryeprokurorja speciale në Romani për portalin NOVA thotë se ka mbështetje prej 62% nga populli i Rumanisë
Por, përkundër mbështetjes së qytetarëve, “armiq” të saj janë funksionaret e korruptuar dhe biznesmenët që pasurohen me para të shtetit nga tender dhe lidhje me elitat politike.
“Besimi te opinion po rritet. Mbi 62% kanë shprehur mbështetje në institucionin tonë. Dukshëm është rritur besimi i qytetarëve në institucionet e drejtësisë. Kemi raste kundër ministrave, ish ministrave, deputetëve, kemi aktgjykime për ish ministra, një kundër ish kryeministrit të Rumanisë, i cili është gjykuar gjatë mandatit tim”, ka deklaruar Kovesi.
Në anën tjetër të luftës kundër krimit janë edhe mediat që janë nën kontrollin e biznesmenëve që kanë fitim nga pushteti i korruptuar. Nga gjithsej 7 televizione informative, deri më tani janë hapur lëndë dhe janë akuzuar pronarët e 6 televizioneve, të cilat kanë përfunduar në burg për aktivitete kriminale, transmeton Portalb.
A do të ketë sukses PSP në Maqedoni?
“PSP është institucion i ri në Maqedoni. Është formuar para një viti. Prandaj, kur flasim për kaq institucion të ri është herët të presim rezultate të shpejta. Ka të bëjë me raste të komplikuara, të cilat është rëndë të hapen, të përfundojnë dhe të ketë aktgjykime. Sepse, njëjtë sikur në Romani, edhe në Maqedoni ka mënyra për t’u sulmuar aktgjykimet”, ka potencuar Kovesi.
Kovesi ka porositur kolegët në Maqedoni që të vazhdojnë me punën, të mos lejojnë që të frikësohen nga askush dhe ta aplikojnë ligjin në mënyrë profesionale dhe të paanshme, përcjell Portalb.
Institucioni i Prokurorisë Specialë në Romani, në krye të së cilës për momentin po qëndron Kovesi numëron 164 prokurorë, 217 policë- te cilët përgjigjen vetëm para Prokurorisë së Kovesit, si dhe 70 ekspertë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë