LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e Stacionit të Autobusëve e detyrojnë kryeshefin të lirojë zyrën

Punëtorët e Stacionit të Autobusëve e detyrojnë kryeshefin të lirojë zyrën

Punëtorët e Stacionit të Autobusëve pas një diskutimi më shumë se një orë, e përplasje fjalësh ndërmjet punëtorëve, kanë detyruar kryeshefin ekzekutiv, Ylber Çitaku,i cili tanimë është shkarkuar nga bordi i drejtorëve, ta lirojë zyrën.

Derisa protestuesit hyrën në zyrën e kryeshefit ekzekutiv, i cili u shkarkuar më 5 shtator të këtij viti, ndërhyri edhe Policia e Kosovës, i cili bëri që të merren vesh që nesër të mbahet mbledhje me bordin e drejtorëve dhe të zgjidhet problemi dhe deri atëherë Ylber Çitaku nuk do të mund të jetë në zyrën e tij.

Deri te ky vendim në mes dy grupeve të punëtoreve, pati përplasje mes vete, disa kundërshtonin kryeshefin e shkarkuar nga bordi, e disa e mbronin.


Përfaqësuesi i punëtorëve kundër kryeshefit, Sheqeri Abazi, ka kërkuar nga kryeshefi që të lirojë zyrë, e këtë thirrje ai e bërë në emër të të gjithëve, por u kundërshtua nga Sami Ahmeti, i cili tha se mos të thirret në emër të të gjithëve.

“Ne nuk po lypim as më pak e as ma shumë, le të vijë ai bord që iu ka emëruar, që iu ka shkarkuar, le të zgjidhin problemin, ne nuk po lypim as më shumë e as më pak. Unë po foli në emër të këtyre shokëve…ne duam të na lironi zyrën edhe t’i, edhe ai zotëria, bordi le të vjen dhe le ta zgjedh problemin, ne jemi ardhur për të punuar, nuk kemi ardh për politik.”, tha Abazi.

“Mos u thirr në emër se gjysma nuk janë tut”, tha Ahmeti.

Deri sa punëtorët përlesheshin mes vete kryeshefi ekzekutiv, Ylber Çitaku po qëndronte ende në karrigen e tij, ku kërkoi nga punëtorët që të mos bien pre e manipulimeve as të tij, por as të aksionarëve.

Ai tha se punëtorët kanë kërkesa të qarta të situatës, sepse duan të dinë se kush është prijësi i tyre.

“Mos bini pre e manipulimeve të askujt, as të krye shefit as zëvendës kryeshefit, as aksionarëve, çështjen institucionale e ndjekin organet institucionale, ju si punëtorë profesional rrini unik mos bini pre e ndasive të tilla, nuk është në interesin tuaj ndarja e kësaj”, tha ai.

Por zërat që kërkonin largimin e tij nga zyra nuk ndaleshin, punëtori, Qamil Gashi, tha se gjithçka do të përfundojë nëse e Çitaku liron zyrën dhe në vend të tij lejohet të ushtrojë detyrën ushtrues i detyrës, Nezir Rama, i cili u zgjedh nga bordi i drejtorëve.

“Ne duam të na lironi zyrën, edhe me lënë drejtorin që u zgjedh këtu, ai që u shkarkua le të na lirojnë zyrë, dhe merr fund muhabeti. Ne nuk e lirojmë këtë, kjo është e jona dhe e asnjërit, vetëm e punëtorëve’, tha Gashi.

Diskutimet nuk përfundoni, Çitaku për media thoshte se problemin nuk e ka me stafin, por që problemi qëndron mes bordit, kryeshefit dhe aksionarëve, duke thënë se punëtorët kanë të drejtë që janë të shqetësuar, sepse nuk dinë si po bëhet zgjidhja e këtij problemi.

Kundër fjalës së kryeshefit ekzekutiv Ylber Çitaku ishte njëra nga punëtoret.

“Ne nuk kemi pas punë me bord, e as me aksionarë por problemin e kemi pas me ty, dhe ti e di shumë mirë, ti mua me ke bërë maltretime, dhe nuk jam femra e parë që më ke bërë maltretim dhe ke shkel ligjin, unë kam edhe dëshmi”, tha punëtorja.

Ish-kryetari i sindikatës së punëtorëve, Vllaznim Hajzeri, tha se janë të malltretuar nga kryeshefi ekzekutiv, duke treguar që Çitaku ka bllokuar edhe xhirollogaritë bankare për punëtorët.

“Ne po duam të dimë kënd e kemi zot shpije, vendimin e ka marrë për shkarkim prej datës 5, shtatë, tetë sigurime i qet, i malltreton punëtorët.. jemi të malltretuar, duam me ditë, a është drejtor ky që është i shkarkuar apo jo, i ka bllokuar paret e rrogave, nuk mundemi me marrë pushim vjetor, nuk mundemi me marrë kredi, prej datës 5 i ka konfiskuar vulat”, tha Hajzeri.

Por Çitaku, e ka mohuar që punëtorëve iu është bllokuar xhirollogaria. Ndërsa, ushtrues detyre për kryeshef, Nezir Rama, ka deklaruar se që nga momenti kur është emëruar ushtrues detyre nga bordi, ai po ushtron detyrën e tij në zyrën përballë kryeshefit Çitaku.

Megjithatë, ai nuk po mundet t’i përfundojë gjitha punët, pasi që siç tha problemi është se arkivat janë bllokuar, nuk kanë qasje në vula, si dhe janë bllokuar xhirollogaritë.

E gjithë situata është zgjidhur me ndërhyrjen e Policisë dhe pas në takimi përfaqësuesve të punëtorëve dhe kryeshefit. Ata kanë njoftuar se nesër do të ketë takim të bordit të drejtorëve, ku pritet të zgjidhet kjo situatë.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Kalo në kategori