LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: Thaçi e Mustafa qëllimshëm cenuan territorin e Kosovës

Ymeri: Thaçi e Mustafa qëllimshëm cenuan territorin e Kosovës

Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në seancën e Kuvendit të Kosovës përsëriti qëndrimin e tyre se marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi më 1 shtator i është dhënë fundi.

Ai tha se kjo marrëveshje është mbrojtur nga kryeministri Isa Mustafa dhe presidenti Hashim Thaçi dhe është cenim i qëllimshëm i territorit.

Ymeri tha se kundërshtimi i përbashkët i opozitës dëshmoi se 8200 hektarë tokë në kufi mbrohen në Prishtinë. /Telegrafi/