LAJMI I FUNDIT:

Fjalimi i fundit në OKB: Këto ishin mesazhet e Presidentit Obama

Fjalimi i fundit në OKB: Këto ishin mesazhet e Presidentit Obama

Presidenti Barack Obama pranoi këtë të martë se Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera botërore kanë aftësi të kufizuara për të zgjidhur sfidat më të thella me të cilat përballet sot bota, ndërsa bëri thirrje për një “korrigjim kursi” sa i përket globalizimit, për t’u siguruar që vendet të mos bien prè e një bote më të përçarë.

Obama, në fjalimin e tij të fundit përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, pranoi gjithashtu se ekstremistët dhe dhuna e sekteve të ndryshme, që po bëjnë kërdinë në Lindjen e Mesme apo në vende të tjera të botës, “nuk do të mund të zhduket së shpejti”.

E megjithatë, ai i mbeti besnik këmbënguljes së tij se, përpjekjet diplomatike dhe jo zgjidhja ushtarake, janë rruga e duhur për t’i dhënë fund luftës civile siriane, por edhe konflikteve të tjera.


“Nëse duhet të jemi të ndershëm, e dimë se asnjë fuqi e jashtme nuk mund të detyrojë komunitetet e besimeve të ndryshme, apo komunitetet etnike, të bashkëjetojnë për një kohë të gjatë”, tha Obama.

“Deri kur t’u jepet përgjigje pyetjeve jetike mbi mënyrën sesi do të mund të bashkëjetojnë të tilla komunitete, thëngjinjtë e ekstremizmit do të vazhdojnë të djegin. Qenie të shumta humane do të vuajnë prej tyre”.

Ndërkohë, në një goditje aspak me delikatesë ndaj Donald Trumpit, kandidatit republikan që pretendon ta pasojë atë, Obama tha se “bota është aq e vogël për ne, saqë nuk mundet thjesht të ndërtojmë mure dhe të pretendojmë se do të parandalojmë ekstremizmin të prekë shoqëritë tona”.

Presidenti amerikan u shfaq gjithashtu i palëkundur në kritikat e tij ndaj Rusisë, teksa shpalosi diagnozën e tij ndaj “sëmundjeve” të botës.

Dallimet mes Obamës dhe presidentit rus, Vladimir Putin, mbi veprimet e këtij të fundit në Ukrainë kanë shoqëruar gjithashtu edhe mosmarrëveshjen mbi të ardhmen e Sirisë, si dhe një serie përpjekjesh të dështuara nga Moska e Uashingtoni për t’i dhënë fund luftës civile atje.

“Në një botë që ka lënë pas epokën e perandorive, ne po shohim ende Rusinë që përpiqet të rikuperojë lavdinë e humbur përmes forcës”, tha Obama.

Fjalët e ashpra ndaj Rusisë tregojnë edhe njëherë se sa pak progres është bërë për pajtimin e interesave konvergjente mes dy superfuqive botërore, që kanë lejuar krizën siriane të acarohet ndër vite.

Një vit më parë, Obama ishte në të njëjtin podium, nga ku deklaroi se presidenti sirian, Bashar al-Assad duhet të largohet nga pushteti, ndërsa Putin iu kundërpërgjigj duke paralajmëruar se do të ishte një gabim i madh të braktisej në të tilla rrethana Assadi, shkruan tch.

Një vit prej atëherë, ndërhyrja e Moskës në këtë konflikt është përshkallëzuar ndjeshëm. Ndërhyrja e ushtrisë ruse në Siri ka ndihmuar në përforcimin e qëndrimit të Assadit, duke e tërhequr atë në një “moçal”, të cilin e kishte parashikuar edhe vet Obama.
Obama tentoi të përdorte daljen e tij të fundit përpara organizmit më të lartë botëror, për të përshkruar sesi udhëheqësia e tij e ka vendosur botën në një trajektore më të mirë përgjatë 8 viteve të fundit. Në qendër të kësaj pikëpamjeje, Obama tha se është thelbi i asaj që, konfliktet e përgjakshme zgjidhen më mirë kur kombet bashkëpunojnë, sesa kur përpiqen ta zgjidhin veçmas.

Në trend Botë

Më shumë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori