LAJMI I FUNDIT:

Bisedimet për Brexit-in pas një viti

Bisedimet për Brexit-in pas një viti

Bisedime thelbësore për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian nuk ka gjasa të ndodhin para fundit të vitit 2017, tha ish-presidenti i Këshillit Evropian.

Duke folur për BBC-në, Herman Van Rompuy e përshkroi vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për të braktisur bllokun si “amputim politik”.

Ai tha se negociatat kanë pak gjasa derisa të formohet Qeveria e re e Gjermanisë, pas zgjedhjeve të shtatorit të ardhshëm.


Bisedimet do të jenë të vështira, por më shpresë do të sjellin përfitim të ndërsjellë, tha Van Rompuy, transmeton Evropa e Lirë.

Britania ka vendosur të dalë nga blloku në një referendum të mbajtur më 23 qershor.