LAJMI I FUNDIT:

KMDLNJ me kërkesa për ministrin Hyseni

KMDLNJ me kërkesa për ministrin Hyseni

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut është takuar sot me ministrin e Punëve të Brendshme Skender Hyseni.

KMDLNj vlerësoi lart bashkëpunimin e shkëlqyer që ka me Policinë e Kosovës. KMDLNj ka vlerësuar sjelljen dhe mbarëvajtjen e Policisë së Kosovës në protestën e fundit të organizuar para Kuvendit të Kosovës, me ç’rast Policia është treguar mjaft profesionale. Protestën e fundit KMDLNj e ka vlerësuar si paqësore.

Gjatë takimit përfaqësuesit e KMDLNj i paraqitën edhe shqetësimet e tyre dhe kërkuan nga ministri që të shtyjë përpara ndërtimin e objektit për Inspektoratin Policor pasi që objekti ekzistues nuk i plotëson nevojat për punë të këtij institucioni dhe nuk siguron qasje, për shkak të largësisë , për qytetarët që duan t’i paraqesin rastet për tejkalim të autorizimeve zyrtare të policisë.


“KMDLNj e njoftoi ministrin Hyseni se gjatë protestës së fundit , para Kuvendit të Kosovës ka pasur policë pa numra identifikues e që nuk duhet të lejohej kjo shkaku se , në rast të tejkalimit të autorizimeve zyrtare , përgjegjësia do të mbetej e paadresuar “, thuhet në një njoftim të KDMLNJ-së.

Gjithashtu, KMDLNj prezantoi para ministrit disa rekomandime në lidhje me Ligjin për pensionimin e parakohshëm për Policinë e Kosovës duke theksuar se pensionimi i parakohshëm nuk duhet të bëhet pa marrëveshje dhe në dëm të policëve , në të kundërtën do të konsiderohej si shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut, për sigurinë e përgjithshme, për punën e Policisë së Kosovës dhe për Inspektoratin Policor.

Po ashtu, KMDLNj kërkoi nga Hyseni, pasi që Kosovës i ka mbet vetëm edhe një kusht për të plotësuar sa i përket anëtarësimit për Karton të Gjelbër (me aplikim përmes palës së tretë) të gjendet një zgjidhje për zvogëlimin e numrit të automjeteve të paregjistruara dhe të pasiguruara, e që është kusht i Këshillit të Byrove që numri i automjeteve të paregjistruara duhet të jetë 3%.

Ministri vlerësoi se raportet e KMDLNj –së janë mjaft objektive dhe se është duke u angazhuar për të përmbushur rekomandimet që kanë prezantuar KMDLNj, qoftë përmes raporteve, reagimeve publike apo edhe nëpërmjet takimeve e tryezave.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Lajme
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Lajme
Kalo në kategori