Kryetari i Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, Taki Fiti, në kuadër të akademisë solemne kushtuar shenjtërimit të Nënës Terezë, tha se Gonxhe Bojaxhiu rrjedh nga një familje e përzier etnike, njofton REL.
“Ngjarja e jetës së Nënë Terezës dëshmon se në hapësirat tona kanë jetuar në paqe, tolerancë dhe mirëkuptim të ndërsjellë njerëzit me përkatësi të ndryshme fetare dhe etnike. Ajo rrjedh nga një familje me prejardhje të përzier nacionale.”
“Mesazhet e thella humane nga vepra dhe angazhimi i Nënë Terezës sot duhet të jenë të thurura në të gjitha segmentet dhe poret e jetës sonë, në jetën e zakonshme, në shkencë, kulturë, politikë e kështu me radhë. Andaj, ne sot në Akademinë e Shkencave, si tempull i shkencës dhe artit, flasim për humanizmin shoqëror që inkorporon vlerat universale të humanitetit”, është shprehur kryetari i Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, Taki Fiti.
Duke komentuar këtë realitet, anëtari shqiptar i Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, Izet Zeqiri, pas këtij manifestimi tha për Radion Evropa e Lirë se shenjtërimi i Nënës Terezë, përkatësisht aktivitetet e shumta që organizohen nga institucionet shtetërore vetëm në gjuhën maqedonase, pa përfshirjen e shqiptarëve, kanë nxjerrë në pah edhe më shumë mostolerancën ndëretnike në Maqedoni.
“Nëna Terezë thoshte se popujt nuk kanë nevojë për bukë aq sa kanë nevojë për dashuri…duket qartazi se në qytetin e saj të lindjes ka më shumë nevojë për dashuri, tolerancë dhe respekt të ndërsjellë mes qytetarëve të etnive të ndryshme.”
“Në Maqedoni, çdo popull niset nga kohezioni nacional, por duhet të pranohet botërisht se Nëna Terezë ka qenë shqiptare, se prejardhja e saj është shqiptare dhe këtë duhet ta thonë dhe autoritet e shtetit pa hezitim, sepse ajo është pjesë e kulturës shqiptare dhe veprat e saja historikisht i përkasin kontributit të shqiptarëve nga Shkupi ku ajo lindi dhe u formësua si personalitet, deri sa u nis në misionin e saj”, ka deklaruar Zeqiri.
Në kuadër të akademisë solemne, të organizuar nga Akademia e Shkencave të Maqedonisë, kushtuar jetës dhe veprës së Nënës Terezë, foli dhe Ipeshkvi i Kishës Katolike në Shkup, Kiro Stojanov, duke shmangur gjatë tërë fjalimit përkatësinë e saj kombëtare.
“Si Ipeshkëv i Kishës Katolike do të fokusohem të flas për gruan më të madhe të qytetit tonë. Bashkëqytetarja jonë Agnesë Gonxhe Bojaxhiu, pikërisht nga ky qytet,Shkupi, kultivoi frymën humaniste, që u bë më pas dhe mision i jetës së saj”, tha ai.
Ndërsa ministrja maqedonase e Kulturës, Elizabeta Kamceska Mileska, tha se në kuadër të ditëve kushtuar Nënës Terezë shumë institucione të vendit janë duke realizuar aktivitete të shumta, që në fokus kanë madhështinë e humanistes që i dha aq shumë botës.
Por, Anton Sereçi, përfaqësues i katolikëve shqiptarë në Maqedoni, tha se institucionet maqedonase duhet të turpërohen me veprimet e tyre duke i mbyllur dyert për shqiptarët katolikë, madje edhe në rastet kur përfaqësohen vlerat e këtij komuniteti.
“Jam shumë i revoltuar, dua të potencoj se në shtëpinë memorialetë Nënës Terezë nuk ka të punësuar asnjë shqiptar…Ministra e Kulturës sapo tha se 800 mijë vetë e kanë vizituar atë shtëpi…atëherë pyes kush ka dhënë informacione për jetën dhe identitetin e Nënës Terezë, ku janë të punësuar vetëm maqedonas dhe serbë. Çka mendoni se tregojnë ata duke pas parasysh se drejtuesit e institucioneve në Maqedoni thonë se Nëna Terezë është shkupjane,por tërë kohën ata (maqedonasit) hezitojnë ta thonë zëshëm përkatësinë etnike të saj?!”
“Unë nuk e kam të qartë heshtjen e partive politike shqiptare kundrejt këtij realiteti, sepse e dimë se gjithçka shkon përmes partive politike, që një institucion i tillë të udhëhiqet nga shqiptarët”, nënvizon Anton Sereçi, studiues i jetës dhe veprës së Nënë Terezës.
Nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë, komuna e Shkupit, në kuadër të ditëve të Nënës Terezë, nga 4 shtatori deri më 11 shator, organizon një varg solemnitetesh kushtuar jetës dhe veprës së saj, si shfaqjen e filmave, ekspozita, mesha, akademi shkencore. Por, shqiptarët pothuajse janë të papërfaqësuar në këto ngjarje. Përfaqësuesit e partive politike nuk kanë dashur të komentojnë mungesën e tyre në këto aktivitete, por edhe emrave nga jeta kulturore dhe shkencore e shqiptarëve të Maqedonisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve janë në terren
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë