LAJMI I FUNDIT:

De Laurentiis: Cavani nuk ishte në shitje

De Laurentiis: Cavani nuk ishte në shitje

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka lexuar shumë ‘budallaqe’ për Edinson Cavanin, i cili sipas tij kurrë nuk ka qenë në shitje.

Ka pasur zëra se këtë verë Napoli janë duke kërkuar për të ri-nënshkruar me sulmuesin e Paris Saint-Germain, si një zëvendësim për Gonzalo Higuain, i cili u transferua në Juventus, por De Laurentiss i mohon këto zëra.

“Kam lexuar shumë gjëra të trasha (budallaqe)”, ka thënë De Laurentiis duke folur në një konferencë për shtyp, transmeton Telegrafi.


Cavani: Nuk do veproja si Higuaini
Lexo po ashtu Cavani: Nuk do veproja si Higuaini

“Unë e mora guximin për të thirrur dhe për të parë nëse ishte e vërtetë se Cavani është i lirë të largohet dhe ata thanë ‘absolutisht jo’, ai është një pikë referuese për ta”.

“Megjithatë, unë jam i kënaqur që ‘Matador’ është ende i lidhur me bukurinë e qytetit tonë”, përfundoi presidenti i Napolit. /Telegrafi/