Është thyer një rekord në ligat më të mëdha evropiane. Mbi të gjitha për Liga Premier, aty ku skuadrat kanë investuar plot 1 miliardë e 400 milionë euro.
Historike edhe shifra e arkëtimeve në Angli, me afro 800 milionë euro të ardhura nga shitja e lojtarëve. Një primat i ri, pasi gjatë verës së kaluar Anglia kaloi për herë të parë në histori barrierën e 1 miliard eurove të shpenzuara.
Të gjitha lajmet e TANSFERIMEVE mund t’i ndiqni këtu
Dy skuadrat e Manchesterit, City i Pep Guardiolës dhe United i Jose Mourinhos, ishin aktorët kryesorë të transferimeve.
Pasi largoi disa prej yjeve të ekipit, si Nasri, Mangala, Bony dhe portieri Hart, Guardiola shpenzoi 213 milionë euro në rindërtimin e “citizens”. Nuk mbetet më mbrapa edhe rivali i madh i katalanit, me Mourinho që te Djajtë e Kuq shpenzoi 185 milionë euro, ku me transferimin prej 120 milionë eurosh, Paul Pogba u shndërrua në lojtarin më të kushtueshëm në historinë e futbollit, shkruan Supersport.
Chelsea i Antonio Contes shpenzoi afro 135 milionë euro në merkato, me goditjen më të shtrenjtë që ishte ajo për David Luiz, i cili u rikthye në Stamford Bridge për 40 milionë euro. Të tjera afrime të bluve ishin Batshuayi nga Marseille, N’Golo Kanté nga Leicester City dhe Marcos Alonso nga Fiorentina.
Arsenali investoi mbi 113 milionë euro, ku goditjet më të mëdha ishin ato të dy lojtarëve shqiptarë, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, të paguar nga 45 milionë euro secili.
Kampionët e Leicester City thyen tre herë rekordin e transferimeve të klubit, fillimisht me Nampalys Mendy për 15,3 milionë euro, më pas me Ahmed Musa me 19 milionë euro dhe në fund afruan Islam Slimani për 35,5 milionë euro nga Sportingu i Lisbonës.
Në total, Claudio Ranieri shpenzoi 78,5 milionë euro te kampionët e Anglisë, nivele në të cilat ishin edhe investimet e Jurgen Klopp te Liverpool. Nga 20 skuadra të Premier League-s, plot 13 prej tyre thyen rekordet historike të klubeve për transferime gjatë kësaj vere.
Transferimet bombë: Paul Pogba (United 105,000,000), John Stones (Manchester City 55,600,000), Granit Xhaka (Arsenal 45,000,000), Saido Mané (Liverpool 41,000,000), Michy Batshuayi (40,000,000).
1) Manchester City: 212,800,000 €
2) Manchester United: 185,000,000 €
3) Chelsea: 134,800,000 €
4) Arsenal: 113,000,000 €
5) Liverpool: 79,900,000 €
Seria A
Afati kalimtar riktheu fuqishëm edhe Serinë A, që shpenzoi plot 705 milionë euro. Shifra përbën një rekord për futbollin italian. Juventusi dominoi me 162,5 milionë euro, ku me 90 milionë euro Gonzalo Higuain ishte blerja më e shtrenjtë. Bardhezinjtë afruan edhe emra si Pjanic, Dani Alves, Pjaca e Benatia.
Në vendin e dytë qëndron Interi me afro 109 milionë euro të shpenzuara, me rekordin që mbahet nga Joao Mario për 40 milionë euro. Zikaltërit paguan 28 milionë euro për Gabigol dhe 22 për Candrevan.
Roma renditet e treta me 98 milionë euro, ndërsa Napoli i katërti me 73,5 milionë euro, ku 30 milionë u paguan për blerjen e Milik. Mjaft larg Milani, që pavarësisht ndryshimit të bujshëm të pronësisë, investoi vetëm 26 milionë euro.
Transferimet ‘bombë’: Gonzalo Higuaín (Juventus 90 m.), Joao Mario (Inter 40 m.), Arkadiusz Milik (Napoli 30 m.), Gerson (Roma 16,6 m.)
1) Juventus: 162,500,000 €
2) Inter Milan: 108,800,000 €
3) Roma: 98,100,000 €
4) Napoli: 73,500,000 €
5) AC Milan: 26,000,000 €
Bundesliga
Rekord transferimesh u vendos edhe në Bundesligën gjermane, me 543 milionë euro të shpenzuara. Borussia e Dortmundit ishte mbretëresha e këtij afati, me 110 milionë euro, ku u rikthye Mario Gotze dhe u paguan 30 milionë euro për Andre Schurrle.
Bayern Munchen shpenzoi 70 milionë euro vetëm për dy blerje: Mats Hummels nga Dortmund dhe Renato Sanchez nga Benfica, me Ancelotti-n që pagoi nga 35 milionë euro për secilin. Surpriza në Bundesligë ishte Leipzig, që me 46,5 milionë euro renditet e katërta, pas Wolfsburg-ut, me debutuesit që lanë pas vetes Bayer Leverkusen.
Tansferimet bombë: Renato Sanches (Bayern Munich 35,000), Andre Schürrle (Borussia Dortmund 30,000,000), Breel Embolo (Schalke 04 22,500,000), Kevin Volland (Bayer Leverkusen 20,000,000), Yannick Gerdhart (Wolfsburg 13,000,000), Oiver Burke (RB Leipzig 10,000,000)
1) Borussia Dortmund: 109,750,000 €
2) Bayern Munich: 70,000,000 €
3) Wolfsburg: 49,000,000 €
4) Rasenballsport Leipzig: 46,500,000 €
5) Bayer Leverkusen: 43,000,000 €
La Liga
Me Barcelonën dhe Real Madrid që u përmbajtën disi, shpenzimet e përgjithshme në La Liga spanjolle ishin në kuotën e 492 milionë eurove. Katalanët investuan 157 milionë euro, me goditjen më të madhe që ishte Andre Gomes për 35 milionë.
Atletico e Madridit pozicionohet e dyta me 81 milionë euro, nga të cilat 30 milionë për Kevin Gameiro. Në hije Reali i Madridit, që si asnjëherë renditet i pesti, i lënë pas edhe nga Sevilla e Villarreal. Edhe pse me 30 milionë euro Alvaro Morata është lojtari i tretë më i kushtueshëm në Spanjë, sulmuesi ishte blerja e vetme e “Los Blancos”.
Transferimet bombë: Andra Gomes (Barcelona 35,000,000), Gameiro (Atl. Madrid 32,000,000), Morata (Real Madrid 30,000,000), Vázquez (Sevilla 15,000,000), Sansone (Villarreal 14,000,000)
1) Barcelona: 157,500,000 €
2) Atlético de Madrid: 81,000,000 €
3) Sevilla: 61,500,000 €
4) Villarreal: 52,300,000 €
5) Real Madrid: 30,000,000 €
Ligue 1
Ligue 1 humbi shumë prej yjeve të saj, e megjithatë u shpenzuan në total 190 milionë euro. Kampionatin francez u kalua edhe nga Championship, me klubet e kategorisë së dytë angleze që investuan 210 milionë euro.
Paris Saint Germain mbetet klubi që investon më tepër në Francë me 75,6 milionë euro, ku u pagua 26 milionë euro. Kampionët ndiqen nga Monaco që shpenzoi 35 milionë euro dhe surpriza Nice 13,7 milionë, duke lënë pas Marseille dhe Lyon.
Transferimet kryesore: Krychowiak (PSG 26,000,000 ), Sidibé (Mónaco 15,000,000 )
1) Paris Saint Germain: 75,600,000 €
2) Monaco: 35,000,000 €
3) Niza: 13,750,000 €
4) Olímpico de Marsella: 10,200,000 €
5) Olímpico de Lyon: 6,500,000 €
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKlubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas
Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba
Si 17-vjeçar i vetëm në Pragë dhe pa para - Historia interesante e udhëtimit të Liridon Krasniqit me tren
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë