LAJMI I FUNDIT:

Të luash me jetën: Shpëton i palënduar, pasi hidhet në valët e rrëmbyeshme të detit (Video)

Të luash me jetën: Shpëton i palënduar, pasi hidhet në valët e rrëmbyeshme të detit (Video)

Një adoleshent është filmuar në një bregdet që besohet të jetë në Itali, teksa hidhet në ujë e valët janë shumë të rrëmbyeshme.

I riu që mbetet i paemëruar, dukej se nuk do të dalë i gjallë, por pas disa çastesh të sikletshme shfaqet sërish, transmeton Telegrafi.

Derisa dallgët janë shumë të larta dhe të ashpra, ai shpëton i palënduar dhe largohet me vrap nga vendi ngjarjes.


Megjithëse ky njeri pati shumë fat, nuk rekomandohet të provohet një hedhje e tillë kur deti është i trazuar. /Telegrafi/

https://youtu.be/gzUzNEBSTBU