LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja BESA: Mos i shpallni zgjedhjet para se të vendosni që të mos fshihet askush nga lista zgjedhore

Lëvizja BESA: Mos i shpallni zgjedhjet para se të vendosni që të mos fshihet askush nga lista zgjedhore

Përmes një thirrje dërguar Telegrafit Maqedoni, Lëvizja BESA u bën thirrje liderëve partiak që kanë filluar takimin sot që ”para se të marrin çfarëdo vendimi për datën e zgjedhjeve, paraprakisht të marrin vendim që askush të mos fshihet nga lista zgjedhore.

Në thirrjen drejtuar liderëve partiak, mes tjerash thuhet:

”Ashtu siç kemi argumentuar deri tani, ajo listë nuk përbëhet nga votues që nuk janë në Maqedoni, as nga votues që janë fiktivë, as nga votues me dy adresa e plot letërnjoftime – siç kemi pasur informacione të konfirmuara se ka bërë ky pushtet, madje as nga votues që mund të jenë sjellë nga ndonjë vendbanim jashtë Maqedonisë, por bëhet fjalë për njerëz që jetojnë në Maqedoni, që kanë dokumentacion dhe qëndrim të rregullt në vend.


Prandaj, u bëjmë thirrje katër kryetarëve të partive pjesëmarrëse që të mos e shkelin e Kushtetutën e vendit dhe mos të lejojnë që askujt t’i merret e drejta universale për të zgjedhur dhe për të qenë i zgjedhur.

Ndërkaq, sa u takon zgjedhjeve, ju njoftojmë se Lëvizja BESA është e gatshme të marrë pjesë në to, kurdo që të shpallen, sepse ky është mekanizmi që e rikthen demokracinë dhe drejtësinë në Maqedoni, por – përsërisim – ne nuk do të marrim pjesë në asnjë palë zgjedhje që do të jenë të manipuluara dhe me të cilat do të uzurpohet vullneti demokratik i qytetarëve.”/Telegrafi/