Një numër i deputetëve nga radhët e dy partive në pushtet PDK-LDK, janë shprehur kundër votimit të marrëveshjes e disa të tjerë ende kanë dilema. Njëri nga ta që ende nuk ka vendosur se si do të votojë është edhe Xhavit Haliti nënkryetar i Kuvendit dhe PDK-së dhe zyrtar me ndikim të madh në këtë parti.
Haliti i cili kishte kundërshtuar mënyrën se si është bërë marrëveshja me Malin e Zi, ka treguar se vazhdon të ketë qëndrime të njëjta, dhe se është në dyshime se si do të votojë.
Por, nënkryetari i PDK-së, pavarësisht vërejtjeve që ka, ka thënë se organet drejtuese të partisë kanë marr vendim që kjo marrëveshje të votohet dhe se është obligim nga secili deputet t’i respektojë ato, pavarësisht qëndrimit personal, ndonëse sipas tij, praktikat kanë treguar se jo gjithë herë është respektuar vendimi i partisë nga deputetë, dhe e njëjta gjë mund të ndodhë edhe në këtë rast.
“Vendimet Këshillit Drejtues, Kryesisë dhe grupit parlamentar janë të obligueshme për secilin pa marr parasysh qëndrimin e tij personal, edhe pse shumë herë ne nuk i kemi respektuar vendimet e partisë dhe deputetët kanë votuar kundër qëndrimit të grupit parlamentar. Tani me qenë që kjo është një praktikë tek ne dhe tek gjitha partitë, të shohim se si do të zhvillohen ngjarjet, nuk mundem me paragjyku për askënd dhe nuk jam i sigurt as për vetën sepse nuk më ka bind asnjëra palë”, ka thënë Haliti për lajmi.net.
Ai po ashtu ka kritikuar edhe deklaratat e disa politikanëve kryesor duke i cilësuar si irrituese për opinion e të paqarta.
Kritika Haliti ka edhe për Komision Shtetëror për të cilin ka vlerësuar se ka qenë i pafuqishëm për të ndryshuar ndonjë gjë. “Ky komision, kam përshtypje si ka pa disa harta dhe ka ngrënë dreka e darka, dhe nuk ka pasur fuqi dhe mundësi me ndryshuar as marrëveshjen e Kumanovës, Pakon e Ahtisarit as marrëveshjen e Vjenës, që është zhvilluar në kuadër të bisedimeve”, ka thënë Haliti.
Më 1 shtator në Kuvendin Kosovës do të jetë në rend dite miratimi i marrëveshjes për demarkacionin.
Përveç deputetëve të opozitës që janë shprehur kundër kësaj marrëveshje, janë edhe disa deputetë të koalicionit dhe të pavarur që do të votojnë kundër (9 deri më tani janë deklaruar), e disa të tjerë që nuk kanë vendosur, duke bërë që marrëveshja të vihet në dyshim për ratifikim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë