LAJMI I FUNDIT:

Fotografia e pesëvjeçarit sirian: Njeriu që publikoi pamjet dyshohet për lidhje me një grup famëkeq rebelësh! (Foto/Video)

Fotografia e pesëvjeçarit sirian: Njeriu që publikoi pamjet dyshohet për lidhje me një grup famëkeq rebelësh! (Foto/Video)

Televizioni shtetëror i Kinës ka vënë në pikëpyetje tregimin në media rreth pamjeve të një pesë-vjeçari sirian, i cili ishte plagosur pas bombardimeve.

Po sipas medieve kineze, përcjell Telegrafi, njeriu që publikoi imazhet dyshohet se mund të ketë lidhje me një grup famëkeq rebelësh.

Një foto e fëmijës sirian tërhoqi vëmendjen e botës – të këtyre shtatë të tjerëve jo! (Foto,+18)
Lexo po ashtu Një foto e fëmijës sirian tërhoqi vëmendjen e botës – të këtyre shtatë të tjerëve jo! (Foto,+18)

Në një raport të fundjavës, televizioni shtetëror kinez ka sugjeruar se video mund të ketë qenë vënë në skenë pjesërisht dhe ka kritikuar mënyrën se si ajo është përdorur për të ndezur simpatitë pro-rebele.


“Kritikët kanë sugjeruar se (videoja)  është pjesë e një lufte propagandistike, synon krijimin e një justifikimi ‘humanitar’ për vendet perëndimore që të jenë të përfshirë në Siri”. “Punëtorët nuk bënë përpjekje të shpejta të shpëtimit, dhe në vend të kësaj përdorën kamerat”, citojnë mediat e huaja, televizionin kinez.

Raporti shtoi se Helmetat e Bardha, të cilët thonë se ata janë një palë neutrale në konfliktin sirian, kanë lidhje të ngushta me ushtrinë britanike.

Pesëvjeçari sirian është ritakuar me prindërit e tij – ky ishte reagimi i tij, sipas mjekëve! (Video,+18)
Lexo po ashtu Pesëvjeçari sirian është ritakuar me prindërit e tij – ky ishte reagimi i tij, sipas mjekëve! (Video,+18)

E siç shkruhet më tej, përcjell Telegrafi, skepticizmi i Kinës mbi raportet e medias mund të jetë për shkak të identitetit të autorit të filmimit.

Mahmoud Raslan, përcjell RT, e ka përshkruar veten si një gazetar lufte dhe aktivist në intervista, por gjurmët e tij në internet tregojnë se ai mund të ketë lidhje të ngushta me Harakat Nour al-Din al-Zenki, një grup islamik rebel i cili bëri bujë në korrik, pasi publikoi një video që tregon prerjen e kokës së një djali 12-vjeçar palestinez.

Njeriu që fotografoi pesëvjeçarin sirian: Atë natë të gjithë qanin, ai nuk qante, ai nuk e tha asnjë fjalë! (Foto/Video)
Lexo po ashtu Njeriu që fotografoi pesëvjeçarin sirian: Atë natë të gjithë qanin, ai nuk qante, ai nuk e tha asnjë fjalë! (Foto/Video)

Grupi, i cili është konsideruar si “i moderuar” mjaftueshëm për të marrë armë nga SHBA, shkruajnë më tej mediat, pohoi se prerja e kokës është bërë në mënyrë arbitrare nga komandantët e përfshirë dhe u zotua për ta hetuar atë.

Më parë grupi është raportuar nga Amnesty International si kishte kryer rrëmbime dhe kishte bërë torturimin e gazetarëve, punëtorëve humanitarë dhe civilëve në Aleppo.

Ndër fotot e postuara nga Raslan ishte një selfie me disa njerëz, duke përfshirë dy burra të cilët me sa duket kanë marrë pjesë në prerjen e kokës.

Fotografi kishte mohuar çdo lidhje me vrasësit e fëmijëve. Ai kishte thënë as që e dinte se ata ishin luftëtarë në kohën kur ai bëri fotografi me ta.

Lajmi i pesëvjeçarit sirian, përlot gazetaren e CNN gjatë transmetimit live (Video)
Lexo po ashtu Lajmi i pesëvjeçarit sirian, përlot gazetaren e CNN gjatë transmetimit live (Video)

“Shpresoj që të kuptoni kompleksitetin e jetesës dhe të punës në një zonë lufte dhe shpresoj se kjo foto nuk do tju bëjë që të shmangni vëmendjen nga historia e masakrave përditshme të [presidentit sirian Bashar Asad] dhe forcave ruse në civilëve çdo ditë”, ka thënë ai në një deklaratë.

Omran Daqneesh thuhet se u shpëtua nga rrënojat si pasojë e një sulmi në Aleppo, të mërkurën e kaluar.

Një grup i shpëtimit vullnetar i quajtur Helmetat e Bardha, i njohur gjithashtu si Mbrojtja Civile Siriane, kanë publikuar pamjet ku fëmija shihet i mbuluar nga pluhuri dhe gjaku, i ulur në një karrige ambulance.

Imazhet u shpërndanë me të madhe dhe Departamenti i Shtetit Amerikan e quajti fëmijën “fytyrën e vërtetë” të luftës siriane.

Për bombardimin, i cili u tha në fillim se kishte plagosur katër fëmijë të tjerë, fillimisht u fajësua Rusia.

Por Moska ka mohuar akuzat dhe ka akuzuar mediat perëndimore për “përdorim cinik të kësaj tragjedie në materialet propaganduese anti-ruse”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
Dimri po vjen: Çmimet e paqëndrueshme të energjisë do të kthehen në Evropë

Dimri po vjen: Çmimet e paqëndrueshme të energjisë do të kthehen në Evropë

Evropa
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori