LAJMI I FUNDIT:

Mançevski: Numrat bëjnë me dije se nuk ka më shumë se 1,5 milionë votues

Mançevski: Numrat bëjnë me dije se nuk ka më shumë se 1,5 milionë votues

“Të gjithë numrat e votuesve të kontestueshëm të cilët dolën nga KShZ, dolën në bazë të analizave të bazës së të dhënave në Komisionin shtetëror zgjedhor. Raportet, numrat dhe kështu me radhë, u miratuan nga KShZ me konsensus. Kështu që të gjithë anëtarët, të gjithë partitë e pranishme në KShZ i pranuan këto raporte”, ka deklaruar Damjan Mançevski, nënkryetar i LSDM në pyetjen e gazetarëve se përse numri fillestar prej 300.000 u zvogëlua në 39.000 votues të kontestuar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Ajo që për ne është e rëndësishme, është se fillimisht në Listën e votuesve do ti ketë fotografitë e votuesve me se dukshëm do të zvogëlohet mundësia për keqpërdorim të identitetit të huaj gjatë votimit. Por atë që e tregojnë edhe numrat është se nuk janë vetëm këto, mos ti harrojmë edhe 172.000 votuesit plotësues që sipas analizave të bazave të dhënave për momentin nuk gjenden në Maqedoni, na sjell deri te përfundimi kyç, se në Maqedoni nuk ka më tepër se 1.500.000 votues, ajo që e themi tërë kohën”, ka thënë Mançevski.

Mançevski ka dhënë përgjigje edhe në pyetjen se cila është arsyeja se këto votues të kontestuar më shpesh janë nga njësia zgjedhore numër 6, nga Tetova ose Gostivari.


“Këto janë kritere dhe pyetje për të cilat është dhënë përgjigje dhe janë marrë të dhëna në bazë të 22 bazave në KShZ, bëhet fjalë për procedura administrative dhe ligjore që kanë sjellë deri në këtë situatë. Absolutisht qëllimi nuk është të shlyhet ndonjë votues real, dhe prandaj ekziston kjo mundësi e cila përfundon sot, por do të ketë edhe kontroll plotësues për secilin që është bërë gabim, teknik, i pa qëllimshëm, administrativ, që ta rregullojë të drejtën e tij për votë” ka thënë Mançevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Kalo në kategori