LAJMI I FUNDIT:

KSHZ me debat publik për votuesit fiktiv

KSHZ me debat publik për votuesit fiktiv

Sot mbaron afati për të paraqitur parregullësitë në listën e votuesve fiktiv të cilën e thurri KSHZ me kërkesën e LSDM-së dhe dyshimet se në Maqedoni ka votues fiktiv. Deri tani janë paraqitur gjithsejt 7.931 qytetarë për të vërtetuar se nuk janë votues fiktiv, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga KSHZ për agjencinë ”Meta” kanë konfirmuar se nga ky komision do të organizohet debat publik ditën e martë, ku do të shqyrtohet rezultati i paraqitjeve për votues fiktiv.

Nga KSHZ thonë se ata nuk do të zgjasin afatin për të verifikuar ”njerëzit fiktiv”.


”Nëse nga Kuvendi i Maqedonis votojnë për ndryshime të Kodit Zgjedhor atëherë ky afat mund të shtyhet por ne nuk jemi kompetent për shtyrje të këtij afati” thonë nga KSHZ./Telegrafi/