Prerja masive e malit sipas profesorit universitar Aleksandar Trendafilov është një ndër arsyet kryesore për numrin e madh të viktimave gjatë vërshimeve të 6 gushtit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Përveç degradimit të malit, mungesa e kanalizimit dhe sistemit për evakuim, besohet se janë dy faktorët tjerë që shkaktuan tragjedinë në njerëz në Shkup dhe rrethinë.
Trendafilov nënvizon se edhe në rajon kishte shi edhe më të shumë se në Shkup, por viktima pati pak.
Ai mori si shembull vërshimet e vitit 1986 në Negotinë. Këtu thotë se infrastruktura e kaloi provimin.
“Në vitin 1986 ndodhi vërshim në epiqendrën e Negotinës. Atje po kultivohet vreshta, toka nuk është e përgatitur ta pranojë ujin dhe ishte moti i ligë më i keq se ai i këtushmi. Megjithatë nuk pati në njerëz. pse? Sepse Negotina ka rregullim, ka shtrat të dimensionuar për 100 vjet. Shtrati nuk mundej ta pranojë ujin. Sasia e ujit ishte më e madhe në krahasim me ato që mund t’i pranojë, andaj rrugët nga të gjitha anët u shndërruan në shtrat . Dëmet ishin shumë të mëdha. Shtëpi, vetura, kamion, traktorë i morri Vardari, por nuk pati viktima në njerëz. Përse ? Sepse pati sistem të evakuimit”, u shpreh për Tv21, Aleksandar Trendafilov, Profesor Universitar.
Profesori Trendafilov thotë se në katastrofën që kaploi Stajkovcin dhe Hasanbegun, faj ka edhe qarkorja, e cila sipas tij ka shërbyer si pendë dhe ka krijuar presion edhe më të fortë të ujit.
“E para kemi mal të shpyllëzuar, e dyta kemi transitin, një barrierë, një pendë. Kemi një presion të fortë, sepse ujërat nuk kanë ku të shkojnë, dhe nëse nuk do të ishte qarkorja e cila ishte si një lloje pende, ndoshta nuk do të kishim aq viktima. Njerëzit do të shpëtonin, do të shihnin se si vjen vala. Këtu çfarë ndodhi. Formohet një liqen, dhe papritmas drejt Stajkovcës niset vala e vërshimit me një lartësi të madhe, dhe kjo është arsyeja për numrin e madh të viktimave”, shtoi ai.
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski tha sot se nuk është ekspert dhe nuk mund të thotë se a është gabuar diku në procesin e ndërtimit të qarkores.
Por kryetari i komunës së Gazi Babës, foli pa hezitim. Ai tha se pasi është ndërtuar qarkorja, është ndërhyrë prapë, dhe u krijua një liqen artificial me qëllim që të akumulohen ujërat nga malet.
“Agjencia e cila menaxhon me rrugët e Maqedonisë, ka bërë një mini-liqen të themi ashtu, e cila ndodhet në qarkoren në Stajkovcë. Aty ka një kanal i cili e pranon ujin i cili vjen nga malet, shkon ndër magjistralen, dhe me anë të një kanali të betonuar shkon në atë mini-liqenin. Por këtë sasi të ujit nuk mundi ta pranoj”, tha Toni Trajkovski, Kryetar i Gazi Babës.
Edhe inxhinieri i trafikut, Gjorgji Todorov, thotë se kanalizimi atmosferik në autostradë duhej të kishte kapacitet më të madh.
“Ishte lëshim i madh që poshtë autostradës nuk u ndërtua kanalizim atmosferik me kapacitet më të madh. Mbaj mend që kjo u propozua nga Fakulteti ndërtimor, por megjithatë nuk u bë. Pajtohem me kolegun se jemi vend i varfër dhe duam që të kalojmë më lirë. Por i varfëri paguan dy herë”, tha Gjorgji Todorov, Inxhinier Trafiku.
Besohet se në magjistralen Shkup- Kumanovë, tek qarkorja në Stajkovcë pësuan më së shumti civilët nga vërshimet e 6 gushtit.
Profesori universitar, Aleksandar Trendafilov thotë se alarmi është i ndezur moti për vërshimet në Shkup, shkaku i pozitës së keqe gjeografike që ka qyteti.
Ai shton se shumica e shtretërve të lumenjve janë shndërruar në deponi, dhe nuk pastrohen.
I tillë është rasti edhe me lumin Serava.
Kanali i këtij lumi është i ndërtuar që të evitohen vërshimet si ato në Hasanbeg.
Serava akumulon ujërat e tre lumenjve që burojnë nga Mali i Zi i Shkupit, kurse natën e vërshimet ishte i stërmbushur me ujë, por fatmirësisht nuk doli nga shtrati.
Uji i të tre lumenjve përmes kanalit përfundon në Vardar.
Kanali sot shihej se s’është i pastruar dhe është i mbushur me mbeturina.
Një kanal mbrojtës si ai i Seravës mungon përmbi fshatrat e Stajkovcës, Creshovës, Straçincës dhe Rashtakut, dhe kjo llogaritet edhe një ndër shkaqet që shkaktuan dëme aq të mëdha gjatë vërshimeve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë