Ministri Hyseni diskutoi me anëtarët e forumeve lokale të sigurisë në rajonin e Pejës për rëndësinë e parandalimit të trafikimit me qenie njerëzore, përdorimit të drogave, si dhe radikalizmin e ekstremizmit të dhunshëm.
Në një njoftim për media, bëhet e ditur se Hyseni foli për fenomenin e trafikimit me qenie njerëzore, i cili është trajtuar edhe kësaj radhe në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe ka lënë Kosovën në nivelin e njëjtë sikurse në vitin 2015.
“Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit, në fushën e trafikimit me qenie njerëzore konfirmon nivelin e njëjtë për Kosovën,në të cilin ka qëndruar edhe vitin që shkoi. Për kundër faktit që Policia e Kosovës dhe MPB-ja janë vlerësuar lartë për masat që kanë marrë, mund të konstatojë se gjykatat dhe prokuroria nuk e kanë kryer punën si duhet”, tha ministri Hyseni.
Sa i përket fenomenit të përdorimit të narkotikëve dhe drogës, ministri Hyseni theksoi se është tejet shqetësuese fakti se numri i përdoruesve është duke u rritur, kryesisht prek të të rinjtë të moshave 16-17 vjeç, por ka pasur raste ku janë identifikuar edhe të moshës 12 vjeçare.
Ministri Hyseni foli edhe për radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm që shpi në terrorizëm.
Ai përmendi faktin se në bazë të dhënave të Policisë së Kosovës,që 11 muaj nuk kemi të regjistruar raste të shkuarjes së qytetarëve tanë në vatra të krizave dhe kjo sipas tij, ka ardhur si rezultati punës që ka bërë MPB-ja, Policia e Kosovës, por në veçanti punës që kanë bërë këshillat për siguri në nivel të Kosovës.
“Qëllimi i këtyre tryezave që po i bëjmë në këto rajone këto ditë është që të ngrisim ndërgjegjen e të gjitha shtresave sociale, bashkësive fetare, shkollave, e familjeve tona për rëndësinë e parandalimit të këtyre fenomeneve para se ato të bëhen problem edhe më i madh. Kërkojmë nga ju si këshilla për siguri që të bëni fushata aktive vetëdijësuese në mënyrë që të parandalojmë këto dukuri shqetësuese për shoqërinë në përgjithësi ”, theksoi Hyseni.
Situata e përgjithshme e sigurinë në rajonin e Pejës u vlerësua e mirë dhe nuk janë shënuar incidente të rënda për këtë periudhë të raportimit të këtij viti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë