Lëvizja BESA reagon ndaj largimit të shqiptarëve nga Enti Shtetëror për Statistika
Në një reagim të Lëvizjes BESA dërguar Telegrafit Maqedoni thuhet se ”pas publikimit të lajmit se arrin deri në njëzet numri i shqiptarëve që largohen nga Enti Shtetëror i Statistikave, Lëvizja BESA konstaton se e keqja dhe diskriminimi shtetëror ndaj shqiptarëve nuk ka të ndalur.”
Në reagimin e kësaj lëvizje, mes tjerash thuhet:
”Kur jemi në ditët që sapo u shënua 15-vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, ku pika rreth përfaqësimit të drejtë dhe adekuat ishte ndër pikat kyçe të kësaj Marrëveshjeje, në vend se të marrim lajme se është rritur numri i të punësuarve shqiptarë dhe nga ata që janë aty ka avancime në hierarkinë e administratës, ne edhe gjatë këtyre ditëve dhe pas15 viteve betejë për ta implementuar këtë pikë, po marrim lajme se numri i shqiptarëve në këtë ent shtetëror është zvogëluar për 20 sosh. Ky është një dështim total i radhës i partisë në pushtet, që bëhet se gjoja i përfaqëson shqiptarët.
Për Lëvizjen BESA, ESHS-ja është nga institucionet kyçe shtetërore me interes vital për shtetin dhe për shqiptarët. Këtu janë gatuar dhe vazhdojnë të gatuhen shumë të liga që u janë bërë shqiptarëve nga ana e shtetit, andaj e shohim si skandaloz faktin se numri i shqiptarëve aty po zvogëlohet. Duke e marrë para sysh faktin se përqindja e të punësuarve shqiptarë në këtë ent arrin shifrat 45 apo vetëm rreth 14 % dhe duke u nisur nga fakti skandaloz se në pozitat udhëheqëse, nga gjithsej 45 vetëm një shqiptar është ushtrues detyre, dy janë bashkëpunëtorë, një këshilltar dhe vetëm një referent dhe gjithë të tjerët janë në gradat më të ulëta të mundshme, nuk mund të mos konstatojmë se pozita e shqiptarëve në këtë institucion është fyese ndërsa qasja e tyre në të dhënat që përpunohen është baras me zero.
Në momentin e parë kur Lëvizja BESA do të fitojë besimin e popullit që ta përfaqësojë atë në institucionet shtetërore, ne do ta ridefinojmë plotësisht pozicionin e ESHS-së, duke e rritur prezencën sasiore dhe cilësore të shqiptarëve në këtë ent, por edhe qasjen e tyre në të gjitha të dhënat që mblidhen dhe përpunohen në këtë ent shtetëror. ESHS-ja, me Lëvizjen BESA, nuk do jetë laborator dhe vend ku fshihet e vërteta, por do të jetë një institucion transparent dhe i hapur ndaj të gjithë qytetarëve. Ky ent asnjëherë më nuk do të jetë në shërbim vetëm të interesave diskriminuese të një etnie ndaj një tjetrës, por institucion profesional në shërbim të shtetit dhe qytetarëve.”(sic)/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj