LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet aktivistja e cila shpërndante ndihma

Sulmohet aktivistja e cila shpërndante ndihma

Një grup qytetarësh kanë sulmuar një femër e cila me vetë iniciativë ka ofruar ndihmë në vendet e prekura në vendin Ekonomika tek Çento, ndërsa njëri nga qytetarët ka goditur me shuplakë aktivisten Jasmina Duriq, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Ndajmë më shumë ndihmë në shtëpitë të cilët janë të përmbytura, ndërsa të tjerët ankohen pse nuk u ndahet edhe atyre ndihmë. Përveç se më goditi me shuplakë, pësoi edhe vetura me të cilën jemi vozitur”, ka thënë aktivistja Duriq për A1on./Telegrafi/