LAJMI I FUNDIT:

Ajvazi: Dëmet nuk konpensohen për një ditë, bëjmë të pamundurën

Ajvazi: Dëmet nuk konpensohen për një ditë, bëjmë të pamundurën

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Brahim Ajvazi thotë se po bëhet ç’mos nga ana e tyre për të siguruar me shumë ekipe në terren në rajonet e vërshura gjatë ditës së shtunë.

“Dëmet nuk konpensohen për një ditë, por nevojitet një periudhë më e gjatë. Ne jemi të gatshëm, po kontaktojmë me të gjithë dhe kemi përkrahjen institucionale. Haraçinën e kemi futur si zonë e rezikuar nga vërshimet dhe do të punojmë në këtë drejtim në të ardhmen. Ka filluar të në mbërrijnë dhe ndihmat, qe sot ishte dhe ministrja e Pushtetit Lokal dhe ministri i Arsimit është për ditë këtu dhe po përpiqemi ta normalizojmë situatën si më parë”, shprehet kryetar i komunës së Haracinës, Brahim Ajvazi, njofton Tv21.

Në komunën e Haraçinës deri tani janë dorëzuar rreth 200 kërkesa për dëmshpërblim. Nga vërshimet Haraçina pësoi dëme të mëdha në infrastrukturë./Telegrafi/