LAJMI I FUNDIT:

Më shumë se 4000 votues e kanë rregulluar të drejtën e tyre për votë

Më shumë se 4000 votues e kanë rregulluar të drejtën e tyre për votë

Në Komisionin shtetëror të zgjedhjeve deri më sot pasdite janë paraqitur 4.038 qytetarë të dhënat e të cilëve dolën kontestuese pas kontrollit të gërshetuar në terren, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga numri i përgjithshëm,  1.785 votues janë paraqitur në njësitë rajonale dhe zyrat plotësuese të KShZ, ndërsa 2.253 janë paraqitur në mënyrë elektronike.

Numri më i madh i votuesve të paraqitur janë nga Çairi, Aerodromi, Kumanova, Gostivar, Haraçina, Tetova dhe komunat tjera.


Në tetë ditët në vijim në KShZ duhet të paraqiten edhe 35.464 votues të kontestuar.

Më pastaj, kur lista zgjedhore të vihet në shqyrtim publik, qytetarët sërish mund të kontrollojnë nëse gjenden në listë, që të mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme të cilët priten të mbahen kah fundi i këtij viti./Telegrafi/