LAJMI I FUNDIT:

Kanada: Vritet personi që dyshohej se do të kryente sulm terrorist

Kanada: Vritet personi që dyshohej se do të kryente sulm terrorist

Policia kanadeze e ka vrarë një person që zyrtarët thonë ishte duke e planifikuar një sulm vetëvrasës me bombë në një zonë publike.

Dhjetëra oficerë janë parë më 10 gusht në lagjen Strathroy, qytezë që gjendet rreth 225 kilometra në jugperëndim të Torontos.

Policia kanadeze fillimisht e ka ndalur një sulm të mundshëm pasi ka pranuar informacione të besueshme për një kërcënim potencial terrorist.


Një zyrtar i lartë policor, në kushte anonimiteti i ka thënë Associated Press se personi planifikonte përdorimin e një bombe për të kryer sulm në një zonë publike.

Burime anonime i kanë thënë edhe Reuters se i dyshuari është Aaron Driver, i cili vitin e kaluar është arrestuar pasi hapur ka përkrahur militantët e Shtetit Islamik në rrjete sociale.

Driver nuk është akuzuar për asnjë krim, por në muajin shkurt ai me vendim gjykate, lëvizjet i ka pasur të kufizuara.

Vendimi gjyqësor thoshte se ai nuk duhej të përdorte rrjetet sociale, kompjuterët dhe se nuk duhej të kontaktonte me grupe ekstremiste siç është Shteti Islamik. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori