LAJMI I FUNDIT:

VV: Demarkacioni nuk kalon edhe nëse mbushen burgjet me aktivistë e qytetarë

VV: Demarkacioni nuk kalon edhe nëse mbushen burgjet me aktivistë e qytetarë

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se me arrestimin e Shefit të Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca është vërtetuar se drejtësia në Kosovë po vdes përfundimisht.

“Në një situatë ku krimet e pushtetarëve po faktohen për çdo ditë me incizime, prokuroria dhe policia – që asnjë veprim nuk e morën ndaj kriminelëve – po veprojnë me shpejtësi të jashtëzakonshme për të arrestuar kundërshtarët e këtij krimi”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Vetëvendosje më tej ka theksuar se sa më pak argumente e fakte që i mbesin kësaj Qeverie, aq më agresive, autoritare e policore bëhet ajo.


“Isa Mustafa, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, i kanë vënë të gjitha institucionet e Kosovës në funksion të realizimit të tradhtisë së tyre ndaj Republikës dhe kombit tonë.

Nuk ka dhunë e polici që do të mund t’ia bëj të pranueshme popullit të Kosovës faljen e mbi 8000 hektarëve të territorit të tij. Demarkacioni nuk do të kalojë edhe nëse mbushen burgjet me qytetarë e aktivistë opozitarë. Sa më herët që e kuptojnë këtë drejtuesit kriminalë të shtetit tonë, aq më pak pasoja do të vuaj Kosova”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/