LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja BESA: Përgjegjësia për përmbytjet në rajonin e Haraçinës bie mbi këtë komunë

Lëvizja BESA: Përgjegjësia për përmbytjet në rajonin e Haraçinës bie mbi këtë komunë

Në një njoftim dërguar Telegrafit Maqedoni, Lëvizja BESA e konsideron përgjegjëse komunën e Haraçinës, për përmbytjet në këtë rajon të Shkupit.

Në njoftimin e kësaj lëvizje, mes tjerash thuhet:

„Katastrofa natyrore që ndodhi, vërshimet, si dhe dalja e ujit prej kanalit kryesor, për banorët e Haraçinës nuk është ndonjë gjë e papritur, sepse këtë pothuajse çdo qytetar e ka pritur të ndodhë, aq më shumë që kanali kryesor i ujërave atmosferike, që shkon prej Haraçine për Hasanbeg, le që nuk është ndërtuar, por edhe ajo pjesë që është formuar nga vetë natyra asnjëherë nuk është pastruar. Çdo pikë shiu që bie në këtë anë, për banorët e Haraçinës paraqet ankth për ndonjë vërshim.


Nga vërshimet ndoshta më pak të rrezikuar, por jo edhe pa rrezik, janë edhe qytetarët e tjerë të Haraçinës, sepse Komuna e Haraçinës nuk ka kanalizim, andaj sa herë që bie shi mesatar, pra nuk flasim për shi si ai i 6 gushtit, uji del mbi asfalt dhe rruga kryesore regjionale Shkup-Kumanovë bëhet si lumë ose, më mirë të themi, një “mini Vardar” dhe shkakton dëme nëpër arat e qytetarëve të kësaj komune. Prandaj BESA – Haraçinë konsideron se nëse do të ishin rregulluar kanalizimet siç duhet dhe në kohë, dëmi do të ishte më i vogël edhe tash, ndërsa do të parandalohej edhe ndonjë dëm tjetër në të ardhmen.

Këtu mund të lexoni dhe shikoni më shumë lajme rreth vërshimeve në Maqedoni (Foto/Video)
Lexo po ashtu Këtu mund të lexoni dhe shikoni më shumë lajme rreth vërshimeve në Maqedoni (Foto/Video)

Nisur nga kjo, për ne nuk është fajtor Zoti që lëshon shi, sepse shiu për ata që e menaxhojnë mirë tokën është dhunti, por për ne fajtorë janë ata që e bëjnë menaxhimin e ujit dhe kanalizimit në Komunën e Haraçinës me në krye kryetarin e kësaj komune, por edhe Qeveria OBRM-BDI, që gjen mjete për kafaze majmunësh, por jo edhe për infrastrukturën elementare të Haraçinës.

Sidoqoftë, Lëvizja Besa – Haraçinë u bën apel të gjitha organeve kompetente që e kanë për detyrim të kujdesen për kanalizimin dhe ujësjellësin, që urgjentisht të marrin masa konkrete dhe menjëherë të fillojnë me ndërtimin e kanalizimit, në mënyrë që mos të ankohemi pse Zoti lëshon shi dhe që qytetarët e kësaj komune në të ardhmen të kenë jetë normale.”(sic)/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Lajme
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Politikë
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Kalo në kategori