Fundjavën e kaluar rajoni i Tetovës dhe i Shkupit u përfshi nga një mot i ligë me të reshura të dendura të shiut të cilat shkaktuan përmbytje të mëdhaja. Më keq e pësoi rajoni i Shkupit, ku janë vërshuar disa fshatra, me pasojë dëme të mëdhaja materiale pronësore dhe humbjen e 22 jetëve, ndërkaq 4 persona vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur.
Raportimet mediale nga kjo zonë tregojnë tmerrin e përjetuar të banorëve. Për t’u dalë në ndihmë rajoneve të përmbytura, janë angazhuar të gjitha institucionet shtetërore, por edhe organizatat e ndryshme joqeveritare humanitare.
Për të parë nga afër gjendjen e fshatrave të përmbytura të Shkupit, Telegrafi Maqedoni iu bashkangjit shoqatës humanitare ”Dora Humane”, e cila kishte mbledhur ndihma nga banorët e Tetovës, për t’i dërguar në Hasanbeg.
Pasojat e përmbytjeve vëreheshin që në rrugët hyrëse, të cilat ishin mbuluar nga balta, por edhe veturat e dëmtuara të banorëve, që mundoheshin t’i pastrojnë, kurse disa nga automjetet ishin dëmtuar tejmase.
Në çdo cep të rrugëve vëreheshin dëmet e shkaktuara, që tregon se nata e kobshme ka qenë mjaft e vështirë për banorët e rrethinës së Shkupit. Uji ka arritur që të depërtojë brenda shtëpive, duke përmbytur gjithçka që ka përfshirë përpara. Një zjarrfikës mundohej që me pompë, të nxjerrë ujin nga një shtëpi e përmbytur.
Situata është mjaft alarmante. Rrugët e baltosura dhe llumi i nxjerrë nga kanalizimi kundërmonin, shenjë që tregon se duhet të ndërmerren masa urgjente, pasi që mund të përhapen epidemi.
Duke e parë pozitën e Hasanbegut, të duket e pabesueshme të ketë ndodhë gjith ai vërshim, pasi që zona nuk është pranë ndonjë kodrine apo pjese malore të thepisur që do të shkaktonte gjithë atë përmbytje. është paksa e vështirë të jepet një sqarim se nga erdhi gjithë ai ujë dhe përmbyti shtëpitë, duke marrë jetë njerëzish.
Rrugës për të dërguar ndihmat e mbledhura, gazetari ynë takoi rektorin e Universitetit të Tetovës, Vullnet Ameti. I veshur me çizme, doreza dhe me veshje pune, rektori kishte kaluar tërë ditën, duke ndihmuar banorët në pastrimin e shtëpive dhe oboreve të tyre. Në të vërtetë, rajonet e përmbytura kanë nevojë për krah pune që sa më parë të pastrohet zona.
Duke lëvizur nëpër rrugët e dëmtuara, më në fund arritëm në vendin e caktuar, ku duhej t’i lëmë ndihmat e mbledhura, ashtu siç na udhëzuan banorët. Aty, gazetari ynë u ballafaqua me një situatë të pakëndshme. Në bisedë e sipër me banorët, u kuptua se diçka nuk ishte në rregull me mënyrën e shpërndarjes së ndihmave.
Disa banorë u ankuan se ndihmat nuk shkonin në duar të tyre dhe se dikush manipulon me to. Sipas tyre, ndihmat shkonin në shtëpitë që nuk kanë pësuar dëme të mëdhaja, kurse ata më me nevojë nuk arrinin dot që të merrnin ndihma. Disa madje thanë se ndihmat vidhen dhe se dërgohen në vende tjera të rajonit për t’u shitur te tregtarët.
Duke kërkuar që të mbeten anonim, banorët treguan se çështja e shpërndarjes së ndihmave kishte eskaluar edhe në përplasje verbale dhe fizike. Ankthi dhe dëshpërimi i tyre vazhdon të rritet, kurse durimit po i vjen fundit. Gjendja e tyre është mjaft e rëndë.
E gjithë kjo ndodhë nga shkaku se mungon organizimi institucional dhe se nuk ishin ndërmarrë hapa konkret për të krijuar një strukturë civile që do të merrej me evidentimin e shtëpive të dëmtuara dhe familjeve në nevojë, diçka që do ta lehtësonte shumë grumbullimin dhe shpërndarrjen e ndihmave, si edhe do të parandalohte keqpërdorimin e tyre. Institucionet përgjegjegjëse duhet të ndërmarin masa për të hetuar këto deklarata të banorëve dhe të ndëshkojnë ata që keqpërdorin ndihmat.
Derisa gazetari bisedonte me banorët, aty u vërejt prania e policëve të cilët evidentonin veturat e dëmtuara, duke shënuar tabelat e tyre të regjistrimit, kurse pjesëtarë të ndonjë institucioni, apo të Agjencisë për mbrojtje dhe shpëtim, si institucion më i përafërt i këtij profili, nuk shihej gjëkundi. Ky institucion duhet që urgjentisht të ndërmerr masa për të ndihmuar banorët, për të mos lejuar situata të pakëndshme për të cilat u njoftua për së afërmi gazetari ynë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë