BESA: Aktivistët ti ndihmojnë zonat e përmbytura pa parada politike
Pas përmbytjeve dhe katastrofës së shkaktuar në fshatrat e rrethinës së Shkupit, me ç’rast pati edhe viktima në njerëz, duke ndjekur me kujdes gjendjen në terren, Lëvizja Besa gjen rastin të falënderojë të gjithë aktivistët e saj që kanë ndihmuar këtyre ditëve – qoftë në mënyrë individuale ose të organizuar nëpër organizata të ndryshme, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Besa e njofton opinionin se nuk do të shohë fotografi dhe parada të funksionarëve të Besa nëpër këto vendbanime, sepse katastrofa e shkaktuar nga natyra dhe neglizhenca e politikanëve për neve nuk janë mjet i përfitimeve politike. Prandaj u bëjmë thirrje të gjithë aktivistëve që kanë mundësi fizike të vazhdojnë të angazhohen në çfarëdo mënyre që munden dhe të ndihmojnë në tejkalimin e kësaj situate. Nuk kemi nevojë për fotografi dhe lajme nëpër rrjete sociale, por jemi të detyruar të shpëtojmë jetë njerëzish. Kjo gjendje nuk duron parada, por kërkon punë dhe mbështetje”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Besa.
Ata falënderojnë edhe të gjithë ata që i kanë kontaktuar këto ditë duke dashur të ndihmojnë me donacione.
“Ashtu siç u kemi thënë atyre, i njoftojmë edhe të gjithë të tjerët se Besa të gjitha ndihmat humanitare i ka orientuar në organizatat humanitare. Për fund edhe një herë i falënderojmë të gjithë aktivistët e Besës dhe qytetarët e tjerë që janë në terren dhe i inkurajojmë edhe të tjerët që të dalin dhe të ndihmojnë, sepse miku i mirë njihet në ditë të vështirë. Këtu duhet ta theksojmë veçmas rolin e aktivistëve të Forumit të Gruas dhe të Forumit Rinor që janë në terren dhe që ditëve në vijim do të angazhohen në numër edhe më të madh”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Besa./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private, s’do të ketë asnjë pretendim tjetër ndaj tij
Osmani takohet me senatorë demokratë e republikanë në Forumin e Sigurisë në Kanada
OBRM-PDUKM: Buxheti i vitit 2025 mundëson blerjen e pajisjeve të reja për të gjitha institucionet
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë