LAJMI I FUNDIT:

Qarkorja milionëshe e Shkupit, u shkatërrua brenda një nate (Foto)

Qarkorja milionëshe e Shkupit, u shkatërrua brenda një nate (Foto)

Qarkorja e komunikacionit që ka kushtuar plot 130 milion euro është vendi më i kobshëm i përmbytjeve në Shkup, ndërkaq pamjet tregojnë tmerrin e asaj nate, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me një gjatësi prej 26.7 kilometrave, qarkorja mori disa vite për t’u përfunduar, kurse u ndërtua me para të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankës Investive Evropiane dhe buxhetit të Maqedonisë.

Me rastin e lëshimit në përdorim të qarkores në vitin 2009, ish-kryeministri Nikolla Gruevski deklaroi „Investimi në infrastrukturë paraqet investim në klimën më të mirë afariste dhe tërheqjen e investimeve vendore dhe të jashtme, në rritjen ekonomike, lëvizje e papenguar dhe e shpejtë e njerëzve dhe mallrave, si edhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve, përfshirë edhe atë ekologjim”.


Këtu mund të lexoni dhe shikoni më shumë lajme rreth vërshimeve në Maqedoni (Foto/Video)
Lexo po ashtu Këtu mund të lexoni dhe shikoni më shumë lajme rreth vërshimeve në Maqedoni (Foto/Video)

Megjithatë, pas përmbytjeve, në shënjestër të kritikave vihet cilësia e një projekti kaq shumë të kushtueshëm. Nga këtu shfaqet dilema se si mundet që një projekt kaq milionësh të shkatërrohet brenda një nate?/Telegrafi/

Q1

Q2

Q3