LAJMI I FUNDIT:

MBP-ja serbe zbarkon në Shkup për të ndihmuar rajonet e vërshuara

MBP-ja serbe zbarkon në Shkup për të ndihmuar rajonet e vërshuara

Pjesëtarë të Ministrisë së punëve të brendshme serbe kanë arritur në Maqedoni dhe kanë filluar me sanimin e terenit dhe tërheqjen e ujit në fshatin Creshovë të Shkupit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Agjencia e lajmeve ”Tanjug” bën të ditur se ministri pa resor, Nebojsha Stefanoviq ka dërguar ndihmë në Maqedoni, në formë të mekanizmit, dhe fuqi njerëzore, për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

Serbia në Maqedoni ka dërguar disa automjete tereni dhe kamionë me pompa, si edhe 20 anëtarë të Sektorit për sitauta të jashtëzakonshme të MPB-së serbe./Telegrafi/


Këtu mund të lexoni dhe shikoni më shumë lajme rreth vërshimeve në Maqedoni (Foto/Video)
Lexo po ashtu Këtu mund të lexoni dhe shikoni më shumë lajme rreth vërshimeve në Maqedoni (Foto/Video)