LAJMI I FUNDIT:

Dimitriev: Ministrat në terren i kordinojnë aktivitetet

Dimitriev: Ministrat në terren i kordinojnë aktivitetet

Kryeministri aktual Emil Dimitriev i shoqëruar nga Ministri i financave Kiril Minoski dhe Dime Spasov për Punë dhe politikë sociale mbrëmë e vizitoi Stajkovcin, e cila ishte e prekur nga vërshimet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Është formuar Komisioni qendror për vlerësimin e dëmeve. Do të formohet edhe komisioni komunal me më në numër, sepse terreni që duhet të vlerësohet është shumë i madh. Në përputhje me vlerësimet e Komisionit komunal përmes Komisionit qendror në bashkëpunim me Ministrinë për financa dhe Qeverinë do t’i përmirësojmë dëmet’, tha Dimitriev.

Ai gjithashtu ceki edhe angazhimin e ushtrisë dhe policisë, si dhe vullnetarë dhe Mehanizmin për ndërtim dhe vlerësoi se në lidhje me ditën e kaluar, organizimi ishte shumë i mirë dhe efektiv.