LAJMI I FUNDIT:

Ky është imami shqiptar që financonte ISIS-in (Foto)

Ky është imami shqiptar që financonte ISIS-in (Foto)

Mediat italiane kanë publikuar foton e imamit shqiptar nga Durrësi, Bledar Bestha, i cili është nën hetim për rekrutim të të rinjve për xhihad.

Brestha jeton në Xhenova dhe prej kohësh mban ligjërata që nxisin urrejtje dhe përçarje ndërfetare.

Ai, madje kishte mundur të siguronte edhe të ardhura në një xhami në Itali nga besimtarët dhe këto para i dërgonte për Shtetin Islamik.


Ai ka përdorur kompani transfertash parash për t’i dërguar paratë në Siri.

Madje, Bledari është nën hetim edhe për radikalizimin e disa të rinjve marokenë, të cilët janë kapur në aeroport nga autoritetet italiane teksa kërkonin të fluturonin drejt Sirisë. /Opinion.al/

imami1-300x199