LAJMI I FUNDIT:

Kadastri i Maqedonisë e thjeshtëzon shërbimin

Kadastri i Maqedonisë e thjeshtëzon shërbimin

Me vendosjen e terminaleve për të gjithë përdoruesit Kadastri i Maqedonisë e ka thjeshtëzuar mënyrën e shërbimit për të bërë kërkesa për nevojat e taksapaguesve dhe nevojat e subjekteve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ky projekt nga Kadastri i Maqedonisë ka filluar si pilot projekt në komunën e Aerodromit dhe këtë muaj do të vazhdojë në të gjithë komunat tjera të Shkupit dhe nga 1 shtatori do të zbatohet edhe në komuna tjera nëpër gjithë shtetin.

Të gjithë të interesuarit duhet të paraqiten tek POS terminalet e krijuara dhe do të mundet që prej atje të paguajnë të gjithë shërbimet tjera që lidhen me Kadastrin e që janë shërbime të avokatëve, bankave dhe noterve.


”Me këtë reformë duam që të ju ndihmojmë kombanive që të kryejnë punët e tyre më lehtë dhe pa provizione shtesë. Do të jetë një procedurë e rëndë për ne por do të lehtësojmë punët e qytetarëve, kompanive dhe subjekteve tjera.” thuhet në njoftimin e Kadastrës së Maqedonisë./Telegrafi/