Sqarime nga KSHZ-ja se si u përpilua lista e votuesve të dyshimtë në Maqedoni
Anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor nuk pajtohen me akuzat e ekspertëve mbi huqjen e metodologjisë për pastrimin e Listës zgjedhore. Igor Milev, anëtar i KSHZ-së, thotë se aspak nuk është e gabuar metodologjia e KSHZ-së. Edhe anëtari tjetër Bedredin Ibrahimi vlerëson se KSHZ ka punuar në mënyrë profesionale dhe legale, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Kur në shtet nuk ka pajtueshmëri që të bëhet regjistrim të popullsisë. Kur nuk ka pajtueshmëri nga subjektet politike që të ketë regjistrim të popullsisë, duheshe KSHZ- në pajtim me metodologjitë të vijë deri te mënyra se si të zbuloje personat e kontestueshëm. Shumë nga këto persona dolën që të jenë të kontestueshëm. Shikoni Listën me 39 mijë persona të kontestueshëm, në Resnjë. Sa mund t’i gjeni me “Jani” që janë nga Pusteci?! Ndoshta disa ende do te mbeten të kontestueshëm, por numri më i madh është zbuluar”, tha Milev për Portalb.
“KSHZ ka zbatuar dispozitat e ligjit të atëhershëm që kishim. Metodologjinë që kemi praktikuar ishte me pëlqimin e katër partive politike dhe në bazë të asaj u bë gjithë ai aktivitet- shumë i dendur, ku u bë kryqëzimi i të dhënave, dhe rezultati ishte ai që ishte. Kontestuese u bë me ndryshimin e ligjit, me insistimin e LSDM-së, që patjetër të kontrollohen ata që nuk janë gjetur nëpër shtëpi. Realiteti është diçka tjetër, shohim se kemi persona publik, kemi deputet- Pavle Trajanovin, ish deputetin Jani Makradulin, kemi familjen e Artan Grubit, kemi edhe njerëz tjetër- fatkeqësisht shumica janë shqiptarë, por kjo zgjidhje ligjore i detyroi ata që nëse duan ta realizojnë të drejtën e zgjedhjes duhet të paraqiten edhe një herë”, sqaroi Ibrahimi.
Sa mund t’i besohet KSHZ-së?
Problemet në Listën e re me votues kontestues, ngre dyshimet se faktori politik tenton të mbulojë një numër më të madh të personave që realisht janë të dyshimtë dhe përgjatë shumë cikleve zgjedhore kanë manipuluar me zgjedhjet.
Milev siguron se KSHZ punon në përputhje me Kodin Zgjedhor. Në përputhje me metodologjinë dhe kontrollet e kryqëzuara – si ato administrative, por edhe në terren- dolën 39 mijë persona sit ë kontestueshëm.
“Ndoshta nuk është mënyra ideale për kontroll, mirëpo në masë të madhe KSHZ ia arriti qëllimit. Nuk pajtohem se janë vetëm 39 502. Nuk e di pse askush se përmend se 172 mijë persona janë vendosur në Listë të veçantë dhe jo një të përbashkët. 172 mijë persona, që thuhet se janë nga diaspora. Dyshimi ishte se ndoshta në emër të këtyre personave dikush ka votuar për to, përgjatë zgjedhjeve të kaluara. Nuk bëhet fjalë vetëm për 39 mijë, por edhe për 172 mijë, për të cilët katër partitë dhe Kuvendi u pajtuan që të jenë në një Listë të veçantë”, deklaroi Milev.
Ne asgjë nuk mund të sajojmë, ka shtuar më tutje Ibrahimi. Sipas tij, Lista e zgjedhësve bëhet në bazë të të dhënave që i merr KSHZ nga organet kompetente shtetërore, nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Ne si KSHZ patjetër duhet të respektojmë të dhënat që na i jep MPB dhe në bazë të dhënave ne bëjmë Listën e zgjedhësve. Lista përpilohet nga shtetasi e Republikës së Maqedonisë. Aktualisht shtetas në Maqedoni janë 2.464.000, kurse Lista e zgjedhësve para këtyre ndryshimeve duke inkorporuar këta 39 mijë numëronte 1.830.000. Që do të thotë diku 600 mijë nuk i plotësojnë kushtet ose janë të mitur. Një numër i konsiderueshëm prej tyre, diku 120 mijë, janë persona që kanë shtetësinë e Maqedonisë, por nuk posedojnë letërnjoftim ose pasaportë dhe për atë shkak nuk janë në Listën e zgjedhësve”, theksoi Ibrahimi.
“Personat që duan ta problematizojnë, dhe fajin të mos shkohet në zgjedhje ta gjejnë të KSHZ, për Bedredin Ibrahimin e kanë gabim. Le të urdhëroje, le ta verifikojë kushdo- ai verifikim po zgjat edhe sot e kësaj dite. KSHZ punon në bazë të Kodit zgjedhor, asgjë më shumë dhe asgjë më pak”, përfundoi Ibrahimi.
Problemin me të dhënat në Ministrinë e Punëve të Brendshme e pati potencuar edhe ish-drejtori i Entit për statistikë, Donço Gerasimovski.
“Regjistrimin, evidencën dhe bazën e të dhënave e udhëheq Ministria e Punëve të Brendshme. Listën zgjedhore e parashtron MPB në bazë të Ligjit, dokumentimit dhe të dhënave që i ka MPB e cila është baza substanciale ku duhet të evidentohen të gjitha të dhënat. Më tej, KSHZ nuk funksionon në koordinim të mirë me Ministrinë e Drejtësisë, respektivisht Drejtorinë e numrave amë. Çdo person i lindur, çdo person që vdes apo që lidh kurorë duhet patjetër të evidentohet në Drejtorinë e numrave amë, institucionet e sistemit nuk funksionojnë ”, pat deklaruar Gerasimovski.
Zëdhënësi i KSHZ- së Admir Shabani ka sqaruar procesin në rast se nuk arrihet që në kohë t’i verifikojnë të dhënat votuesit e kontestueshëm.
“Nëse nuk paraqiten për t’i vërtetuar të dhënat ato do të tërhiqen nga Lista zgjedhore. Mirëpo, gjithmonë, ekziston mundësia gjatë inspektimit publik të Listës zgjedhore këto persona të paraqiten në njërën prej zyrave të KSHZ- zyrave rajonale, përkatësisht në zyrën kompetente rajonale sipas adresës së personit dhe të plotësojnë kërkesë për shënim të të dhënave në Listën zgjedhore. Ky afat tash që është dhënë për hirë të ndryshimeve të Kodit zgjedhor, do të thotë se Kodi zgjedhor e ka patjetër të veprojë sipas këtyre ndryshimeve. Edhe nëse ndonjë person nuk paraqitet në këtë afat, atëherë do ta ketë mundësinë që direkt të shkojë të zyrat rajonale të KSHZ në kohën e inspektimit publik”, nënvizoi Shabani.
Duke e pasur parasysh faktin se numri më i madh i votuesve të kontestuar janë shqiptarë, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i partive jashtëparlamentare shqiptare. Ata dyshojnë se po gatuhet manipulim zgjedhor dhe se gjithë kjo shkon në dëm të shqiptarëve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë